Shendet i Pergjithshem

Sa ujë duhet të pini në ditë që të quheni të hidratuar? Ç’thonë ekspertët

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2023

Sa ujë duhet të pini në ditë që të quheni të

Arsyeja pse hidratimi është i rëndësishëm është fakti se ka ndikim në gjithçka duke përfshirë temperaturën e trupit, tretjen, kockat, madje edhe cilësinë e lëkurës sonë.

“Uji ndihmon në ruajtjen e vëllimit të gjakut dhe është mjeti kryesor për plotësimin e nevojave ushqyese dhe heqjen e toksinave nga trupi,” thotë dietologia April Panitz. “Qëndrimi i hidratuar është jetik për ruajtjen e shëndetit të veshkave dhe metabolizmit, por kjo bën edhe që muskujt dhe organet e tjera të kenë lëngjet dhe elektrolitet që u nevojiten për të funksionuar në mënyrë optimale”.

Sa ujë duhet të pini në ditë që të quheni të

Sa ujë duhet të pini në ditë?

Rregulli i njohur tetë-tetë është lajm i rremë. "Tetë gota ujë në ditë është një fakt që nuk mbështetet shkencërisht," thotë Michael Hartman, një shkencëtar i ushqyerjes. Ai thotë se sasia e ujit që ju nevojitet çdo ditë varet nga një sërë faktorësh – si mosha, pesha, gjatësia, aktivitetet fizike, si dhe gjendja fizike si shtatzënia, ushqyerja me gji dhe disa lloje sëmundjesh si veshkat apo zemra.

Sa ujë duhet të pini në ditë që të quheni të

Dietologia, April Panitz thotë se sipas udhëzimeve të mjekëve, gratë duhet të pinë 2,7 litra ujë në ditë, ndërsa burrat 3,7 litra. Për t'ju kursyer “lodhjen mendore” me matematikë: 11,5 gota për gratë dhe 15,5 për burrat.

A është uji mënyra e vetme për të qëndruar të hidratuar?

Të dy mjekët pajtohen me idenë se uji është mënyra më efikase për të qëndruar të hidratuar,  por jo metoda e vetme. Uji, smothie-t apo çajrat ndihmojnë për hidratimin, ndërkohë që edhe ushqimi ka ndikim. Kastravecët, lulelakra, manaferrat janë shembulli më i mirë i ushqimeve me përmbajtje të lartë uji.

Burimi: Vogue