Promo

Llampa në formë bananesh? Ky është showroom-i më i pazakontë në zemër të Tiranës!

Llampa në formë bananesh? Ky është showroom-i më i
Seletti

Në dizajnin bashkëkohor, pak marka arrijnë të shkrijnë kufijtë midis artit, funksionalitetit dhe jetës së përditshme aq guximshëm sa marka italiane Seletti. Nën drejtimin kreativ të Stefano Seletti, marka sfidon vazhdimisht limitet, pa frikë dhe pa kompromis. Produktet e saj nuk janë thjesht objekte dekorative; ato janë deklarata artistike që provokojnë, frymëzojnë dhe riformësojnë konceptin e dizajnit.

Filozofia (R)Evolucion: Dizajni si qëndrim artistik

Seletti e sheh dizajnin jo thjesht si zbukurim estetik, por si një mjet shprehjeje. Filozofia e saj, e quajtur (R)Evolucion, bashkon idenë e revolucionit—refuzimin e rregullave—me atë të evolucionit, që përfaqëson rritje dhe transformim të vazhdueshëm. Në këtë kontekst, dizajni bëhet një hapësirë dialogu midis artit dhe jetës së përditshme, traditës dhe modernitetit.

Llampa në formë bananesh? Ky është showroom-i më i

Stefano Seletti beson se dizajni duhet të ngjallë emocione. Gabimet, papërsosmëritë dhe disharmonia vizuale nuk janë të meta, por zgjedhje të vetëdijshme që i japin karakter dhe autenticitet çdo krijimi. Qasja e tij është anti-akademike, intuitive dhe thellësisht personale, e reflektuar në çdo objekt që mban firmën Seletti.

Ky (R)evolucion kohët e fundit ka arritur edhe në Shqipëri. Showroomi i Seletti ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku nga xhamat mund të shihen dizajne të pazakonta që tërheqin vëmendjen e këmbësorëve. Përveç showroomit, krijimet artistike të Seletti mund t’i gjeni edhe ATY te Piramida, bar-restorantin e njohur te Piramida e Tiranës. Çdo hapësirë e ambientit sjell një pjesë të veçantë të Seletti, duke krijuar një identitet unik dhe duke bërë markën pjesë integrale të hapësirës.

Llampa në formë bananesh? Ky është showroom-i më i

Produktet ikonike: Dizajn që komunikon

Një nga produktet më të famshme të markës është Llampa si Banane, krijuar nga dyshja e dizajnit Studio Job. Kjo llampë, në formë bananeje të qëruar, nuk është thjesht një objekt ndriçues, është një koment artistik mbi konsumin, estetikën dhe ritualet e përditshme. Po ashtu, Llampa majmun dhe Llampa mi, të dizajnuara nga Marcantonio Raimondi Malerba, sjellin narrativë në hapësirë, kafshët që mbajnë llamba bëhen personazhe me personalitet, simbole loje dhe emocioni.

Llampa në formë bananesh? Ky është showroom-i më i

Java e dizajnit në Milano: Seletti x IQOS dhe një dimension i ri i dizajnit

Në Javën e dizajnit në Milano, Seletti prezantoi një bashkëpunim me markën IQOS përmes një instalacioni artistik që ndërthurte hapësirën fizike me ndërveprimin digjital. Ky vendosje u konceptua si një ripërkthim i sheshit tradicional italian, parë përmes lentes së dizajnit bashkëkohor, teknologjisë dhe artit shqisor.

Ky bashkëpunim u shpall si fillimi i një dialogu krijues më të gjerë mes dy markave, me plane për projekte të ardhshme në zhvillim.

Seletti si fenomen kulturor

Seletti nuk është vetëm një markë dizajni — është një fenomen kulturor që fton në reflektim mbi estetikën, funksionin dhe kuptimin e objekteve që na rrethojnë. Produktet e saj nuk janë neutrale, ato komunikojnë, provokojnë dhe ftojnë në dialog. Në një kohë kur dizajni shpesh reduktohet në formë, Seletti ngul këmbë tek substanca.

Prandaj krijimet e markës, nga llampat në formë bananeje tek instalacionet artistike në Milano mbeten të rëndësishme, jo vetëm si objekte, por si ide që formësojnë gjuhën vizuale bashkëkohore.

IQOS nuk është produkt pa rrezik dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Vetëm për të rritur.

REELS

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)