Kur prindërit vendosin t’u blejnë fëmijëve celular, praktikisht u kanë dorëzuar atyre një burim informacioni të pafundëm, të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, gjithmonë nëse nuk kontrollohet. Një vendim i tillë është i diskutueshëm pasi ende nuk është pranuar një moshë e caktuar për periudhën se kur fëmijët duhet të kenë telefonin e tyre personal.
Common Sense Media, një organizatë që promovon teknologjinë dhe median e sigurt për fëmijët, themeluar nga James Pearson Steyer, avokat i të drejtave civile, profesor dhe autor që bën vlerësime të ndryshme bazuar te mosha e fëmijëve, shkruan se nuk ka një moshë të duhur për t’u blerë fëmijëve një celular, por ka të tjerë faktorë të rëndësishëm.
Sommon Sense Media thekson se mosha nuk është aq e rëndësishme sa niveli i pjekurisë së fëmijës, aftësia për të ndjekur rregullat e shtëpisë dhe shkollës dhe ndjenja e përgjegjësisë.
“Blerja e një telefoni është një vendim shumë personal dhe individual, por shumë fëmijë fillojnë t'i kërkojnë (dhe t'i marrin) që në shkollën fillore. Ky lloj presioni nga bashkëmoshatarët e bën më të vështirë për prindërit që duan të vonojnë qasjen ndaj telefonit. Kur u dorëzoni fëmijëve celularët, po u jepni atyre mjete të fuqishme komunikimi dhe mediatike. Ata mund të krijojnë tekste, imazhe dhe video që mund të shpërndahen gjerësisht dhe të ngarkohen në faqet e internetit menjëherë. Prindërit me të vërtetë duhet të marrin parasysh nëse fëmijët e tyre janë të gatshëm të përdorin telefonët me përgjegjësi dhe respekt.”
Faktorët që duhen marrë në konsideratë janë:
1. A janë të përgjegjshëm? Pra, ju bëjnë të ditur kur largohen nga shtëpia? A shfaqen në orarin që thonë se do të vijnë? A i ndjekin rregullat e familjes dhe shkollës?
2. A priren të humbin gjëra?
3. A e kanë të nevojshme një celular?
4. A mendoni se do ta përdorin celularin me përgjegjësi? Për shembull, a do të dërgonin mesazhe gjatë orës së mësimit?
5. A janë dakord që të ketë një orar për të përdorur elularit? A janë dakord që të bisedoni për aplikacionet që do të shkarkojnë?
6. A janë dakord që të mos e mbajnë telefonin në dhomën e gjumit, pasi shtrihen për të fjetur në mbrëmje?
7. A do ta përdorin për qëllime të vlefshme dhe jo për të ngacmuar të tjerët?
- Një listë me filma të përshtatshëm për fëmijë që mund t’i shihni në Netflix
- Nëse doni të rrisni fëmijë të fortë emocionalisht, mos i përdorni kurrë këto 3 shprehje
- Shprehjet që ‘shkatërrojnë’ shëndetin mendor të fëmijëve
- Fëmijët po shohin luftë në rrjetet sociale - ja çfarë duhet të dinë prindërit
- Studimi: Baballarët kanë një ‘efekt unik’ në arsimin e fëmijëve – ja si