Celebrity

Hailey Bieber e solli më herët Halloween-in: Ja si u maskua

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2023

Hailey Bieber e solli më herët Halloween-in: Ja si u maskua

Halloween mund të duket akoma larg, por kjo nuk do të thotë të prisni deri në 31 tetor për të gjetur kostumin apo aksesorët e duhur për festën. Të paktën, këtë duket se ka bërë Hailey Bieber.

Rrallëherë ndodh që Hailey të gabojë me veshjet apo look-un që e kanë kthyer në një ikonë stili. Kostumet e Halloween-it nuk duhet të jenë gjithnjë ose të frikshme, ose seksi! Mund të jenë dhe thjesht të lezetshme.

 Hailey Bieber e solli më herët Halloween-in: Ja si u maskua

Dje, Hailey Bieber publikoi një set fotosh si për të dokumentuar tetorin si një muaj të frikshëm, me shkrimin: "Tetori deri tani". Veshjet e lëkurës dhe çizmet e gjata ishin vetëm një zgjedhje, ndërsa sytë mbetën tek veshja që imitonte Jennifer Aniston në rolin e Rachel Green te “Friends”.

Hailey Bieber e solli më herët Halloween-in: Ja si u maskua

Supermodelja shtoi edhe rripi i zi, çorapet e bardha, filxhani i kafesë dhe flokët e mbledhur në mënyrë të çrregullt na rikthyen edhe një herë te Rachel-i i famshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)

Por Hailey nuk e la pas kostumin e frikshëm. Ajo veshi një korse të kuqe të mbuluar me dantellë të zezë, perla në qafë, make up që imiton gjakun te buzët e duke pozuar pranë një skeleti. Ky është versioni i frikshëm që ka zgjedhur për festën.

Burimi: Instyle