Zakonisht, një fund në gardërobë është një zgjedhje neutrale mbi të cilën “ndërtohet” e gjithë pamja apo look-u juaj! Por, kjo formulë stili duket se nuk ka vend për yllin e popit, Christina Aguilera.
Këngëtarja ka një histori të sajën në raport me fundet e guximshme, gati surreale me të cilat shfaqet në publik. E mbani mend foton që bëri xhiron e internetit këtë verë? Një minifund në formën e një çante Hermès Birkin, me shkëlqim vezullues, tipike si një çantë standarde me rripa dhe xhepa për të futur duart.
Dje, artistja befasoi sërish gjatë një daljeje pak përpara show-t të Jimmy Kimmel Live në Los Angeles. Christina tregoi edhe njëherë dashurinë për stilin surreal me një fund të ri lëkure me imazhin e një buzëqeshje të fortë deri te dhëmbët.
Po ju qeshët?
Burimi: Vogue