Celebrity

Britney Spears thotë se në fakt, ishte Justin Timberlake ai që e tradhtoi me një V.I.P

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2023

Britney Spears thotë se në fakt, ishte Justin Timberlake ai që e
Getty Images


Në librin “The Woman in Me”, Britney Spears po tregon disa detaje dhe kujtime nga jeta e saj dhe sigurisht, ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Justin Timberlake. Në faqet e librit, ajo shprehet se Justin e ka tradhtuar me një grua të famshme.

Britney Spears thotë se në fakt, ishte Justin Timberlake ai që e
Getty Images

Britney shton se V.I.P-i me të cilin Justin e tradhtoi tani ka një familje dhe nuk do që ta përmendë emrin e saj, pasi do të shmangë turpin që mund t’i shkaktojë.

Britney dhe Justin kanë qenë të lidhur në periudhën 1999-2002. Pas ndarjes, Justin i dedikoi asaj këngën “Cry Me a River” dhe në videoklip është një grua që ngjason shumë me yllin e popit. Ajo e tradhton Justin dhe kështu nisën supozimet se edhe Brit e kishte tradhtuar këngëtarin, ndaj edhe u ndanë. Por, në rrëfimin e saj, e vërteta qenka ndryshe.

Britney Spears thotë se në fakt, ishte Justin Timberlake ai që e
Shutterstock

Në të njëjtin libër, princesha e popit ka folur për abortin që kreu gjatë lidhjes me Justin, pasi nuk ishte ende gati që të bëhej baba.“Ishte një surprizë, por për mua, nuk ishte tragjedi. E doja shumë Justin-in. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo ndodhi shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj."

Britney Spears thotë se në fakt, ishte Justin Timberlake ai që e
WireImage

"Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte i sigurt që nuk donte të bëhej baba,” shtoi ajo.

Spears shkruan për përvojën gjatë abortit: "Deri më sot, kjo është një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time."