Celebrity

Britney tregon që abortoi sepse Justin nuk donte të bëhej baba: 'Një nga gjërat më të dhimbshme'

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2023

Britney tregon që abortoi sepse Justin nuk donte të bëhej baba:

Britney Spears po ndan për herë të parë një përvojë të dhimbshme, të cilën e ka mbajtur të fshehtë për 20 vjet.

Në librin e saj të ardhshëm me kujtimeve, “The Woman in Me”, ikona e popit zbulon se kur ishte e lidhur me Justin Timberlake, ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e tij, por bëri një abort.

Britney tregon që abortoi sepse Justin nuk donte të bëhej baba:

“Ishte një surprizë, por për mua, nuk ishte tragjedi. E doja shumë Justin-in. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo ndodhi shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj."

"Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte i sigurt që nuk donte të bëhej baba,” shton ajo.

Britney tregon që abortoi sepse Justin nuk donte të bëhej baba:

Spears shkruan për përvojën gjatë abortit: "Deri më sot, kjo është një nga gjërat më të dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time."

Justin dhe Britney u lidhën kur ishin 17 dhe 18 vjeç, midis viteve 1999 dhe 2002. Pas ndarjes, ajo solli në jetë dy djem - Sean Preston, 18 vjeç dhe Jayden James, 17 vjeç - me bashkëshortin e dytë, Kevin Federline.

Justin Timberlake nuk ka reaguar.