Thonë se vajzat bëjnë shpesh ndryshime drastike në pamjen e jashtme, sidomos flokët, sa herë ndodh diçka në jetën e tyre. Jetë e re pas një ndarjeje të bujshme, partner i ri, ndryshim në karrierë, arsyet mund të jenë të ndryshme.
Sidomos vajzat e showbiz-it, që duket se i ndryshojnë flokët njësoj si veshjet, çdo pesë minuta! E fundit ishte Rita Ora, që se nuk njihej në kopertinën e revistës Antidote me transformimin e look-ut të saj. Flokë retro të viteve ’70, të shkurtër dhe me onde voluminoze e kishin ndryshuar tërësisht pamjen e artistes.
Në transformimet kameleon nuk mbetet pas as Dua Lipa, e cila së fundi pas disa bllokimeve që i bëri Instagramit, u rikthye me flokë të kuqe dhe me një super lajm: albumi i saj i ri është gati!
Por, a janë vetëm arsyet artistike ato që i shtyjnë vajzat e famshme të ndryshojnë modelin apo ngjyrën e flokëve? Duket se jo dhe ne po ju rendisim disa motive të tjera:
Ngjarjet artistike
Nëse ju shihni shkëlqimin në tapetin e kuq të eventeve të mëdha dhe ndryshimet në pamjen e VIP-ave, mos u gënjeni! Ato kanë çdo gjë të llogaritur sepse nuk kanë një status të zakonshëm, ndaj për të pasur ndikim absolut, zgjedhin një kapërcim në modelin e flokëve nga ngjyra te prerja apo modeli. Pra, nuk bëhet fjalë për një vendim të shpejtë, por të projektuar me kohë për të shkëlqyer në tapetin e kuq.
Kanë një ekip pas vetes
Ne mund të shohim vetëm pamjen e jashtme në Instagram apo fotot e paparacëve, por duhet të dimë se pas këtij ndryshimi është një ekip njerëzish të dedikuar për të transformuar flokët e vajzave të famshme në një stil të përsosur.
Koha e lirë...produkte të mira
Ndryshimet ekstreme të flokëve, sidomos ngjyrat kërkojnë kohën e vet që të bëhen mirë dhe të mos dëmtojnë seriozisht flokët. Le të themi kalimi nga nuanca e zezë në bionde është një proces që mund të kërkojë 10 orë deri në një ditë të plotë të dedikuar për flokët. VIP-at mund të kenë një super axhendë, ama kur bëhet fjalë për look-un ata kanë gjithmonë kohë të lirë...dhe produkte të mira.
Të jesh e para e shoqeve
Gjithçka ka të bëjë me të qenit përpara grupit! Në botën e të famshmëve, e rëndësishme është që të krijosh tendenca dhe jo t’i ndjekësh ato. Duke përcjellë ndryshimet në pamje apo look-un në tërësi, ato i paraprinë çdo tendence të re, përfshirë edhe modelin apo ngjyrën e flokëve duke u kthyer në burim frymëzimi.