Metropolitan

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley “arratisjet e tyre romantike”

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
Getty Images

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë një fole dashurie dhe ajo nuk është një shtëpi sekrete, as një destinacion i largët, por pikërisht shtëpia e Taylor Swift. Sipas një burimi, çifti i supozuar po kalojnë kohë në shtëpinë e Taylor, e cila është më private, në mënyrë që t’u shpëtojnë syve kureshtarë të njerëzve dhe paparacëve.

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
TheWireImages

“Edhe pse Gigi dhe Bradley kanë pronat e tyre në New York, ata duan të jenë në një vend më privat, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe Taylor është shumë e lumtur që po i ndihmon. Taylor është shumë romantike dhe vdes të luajë rolin e Cupid-it për miqtë e saj”, u shpreh burimi.

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
TheWireImages

Prona ka 8 dhoma gjumi dhe në të është xhiruar edhe kënga “The Last Great American Dystany”.

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
Getty Images

Gigi dhe Bradley, të cilët kanë një diferencë moshe 20-vjeçare kanë ndezur thashethemet për një lidhje të mundshme, pasi darkuan në një vend të njohur për V.I.P-at dhe më pas, u larguan në të njëjtën makinë. Më pas, modelja dhe aktori bënë një arratisje romantike.
 
Sipas burimeve, ata u njohën nga ish-i i Cooper, Irina Shayk dhe miqtë e saj.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

You Can't Guess Where Gigi and Bradley Take Their 'Romantic Getaways'

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
Getty Images


Gigi Hadid and Bradley Cooper have a love nest, and it's Taylor Swift's home. According to a source, the alleged couple are spending time at Taylor's home, which is more private, in order to escape the prying eyes of people and paparazzi.

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
TheWireImages


"Although Gigi and Bradley have their own properties in New York, they want to be somewhere more private to get to know each other better and Taylor is very happy to help them. "Taylor is very romantic and dying to play Cupid for her friends," the source said.

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
TheWireImages


The property has 8 bedrooms and the song "The Last Great American Dystany" was filmed there.

S’e merrni dot me mend se ku i bëjnë Gigi dhe Bradley
Getty Images


Gigi and Bradley, who have a 20-year age gap, sparked rumors of a possible relationship after they dined at a popular VIP spot and then left in the same car. Afterwards, the model and the actor took a romantic getaway.
 
According to sources, they were introduced by Cooper's ex, Irina Shayk, and her friends.

Suggested Articles: