“Big Brother VIP Kosova 2”, që pritet të nisë së shpejti, do të ketë dy opinionistë edhe këtë edicion.
Në karriget e opinionistëve do të ulen Anita Haradinaj dhe Bled Mane.
“Big Brother VIP Kosova/Së bashku me Anita Haradinaj do jem edhe unë opinionist. Nga 20 tetori, shtëpia më e famshme mbarëshqiptare zhvendoset në Prishtinë,” shkroi Bled Mane në Facebook.
Më 20 tetor, BBVK do të hapë dyert për konkurrentët e rinj.
Edhe këtë vit, çmimi i madh është 200 mijë euro dhe spektakli do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.