Një ngjyrë e re në dollap mund të ridimensionojë koleksionin e veshjeve, sidomos gjatë vjeshtës dhe Jennifer Lopez është shembulli më i mirë për këtë.
Diva e muzikës u pa duke bërë blerje në Los Angeles me bashkëshortin Ben Affleck, ndërsa vëmendjen e mori kombinimi i Jenniferit. Një triko në ngjyrë gurkali të hapur, xhinse të gjera dhe çizme kamoshi të bardha.
Aksesorët që e kompletuan stilin e thjeshtë të këngëtares ishin një çantë e vogël lëkure dhe një palë syze dielli rozë gjashtëkëndëshe për ta bërë më argëtues stilin në tërësi.
Nëse doni edhe ju të rikrijoni veshjen e vjeshtës, sipas Jennifer Lopez, keni një mori zgjedhjesh të thjeshta për pamjen më të rehatshme në botë sipas J.Lo-së.