“Big Brother VIP Kosova” do të vijë me edicionin e dytë më shpejt seç e prisnit! Më 20 tetor, shtëpia e famshme do të hapë dyert për konkurrentë të rinj.
View this post on Instagram
Deri më tani, konkurrentët nuk dihen, megjithëse llogaria zyrtare e “BBVK 2” ka dhënë disa detaje për secilin prej tyre.
Sipas mediave të ndryshme, disa nga emrat e përfolur janë:
Edona James
Meti Alshiqi
Ylli Dervishi
Lumbardh Salihu
Vesa Vllasaliu
Brikenda Karricaj
Gani Gërmia
Linda Halimi
Valon Syla
Arta Kabashi
Alby Rydes
Muhamet Zeka, megjithëse nuk ka asnjë emër të konfirmuar.
Edhe këtë vit, çmimi i madh është 200 mijë euro dhe spektakli do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se në edicionin e kaluar u shpall fitues Stresi, i cili mori çmimin e madh prej 160 mijë eurosh, pasi 40 mijë të tjera u ndanë me 4 konkurrentët: Juliana Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaqi dhe Mbresa Hajrullahu, të cilët morën nga 10 mijë euro secili.