Bradley Cooper dhe Gigi Hadid janë parë disa herë duke darkuar, kanë bërë një “arratisje” romantike dhe tanimë janë në vëmendjen e të gjithëve, pasi mendohet se mes tyre ka nisur një romancë. Por, ç’mendon Irina Shayk, ish-partnerja e Cooper? Spoiler: S'e ka problem!
Një burim tha për ET se Shayk nuk e ka problem, sepse marrëdhënia mes aktorit 48-vjeçar dhe modeles 28-vjeçare nuk është serioze. “Të gjithë janë të hapur që të vazhdojnë përpara me partnerë të tjerë”, tha burimi.
Cooper dhe Shayk, ndonëse u ndanë në vitin 2019, sërish, për hir të vajzës 6-vjeçare, Lea, qëndrohnë në kontakt, veçanërisht për pushimet e verës. Në vitin 2022, qarkulloi thashethemi se ai dhe Irina ishin rikthyer, madje po mendonin të zgjeronin edhe familjen.
Megjithatë, sot, një vit më vonë, ja ku është Cooper me Hadid, duke u takuar bashkë.
Burimet pranë tyre thonë se marrëdhënia s’është serioze dhe se mes tyre ekziston kimia dhe tërheqja.
Sa i përket Irina-s, ajo po takohet me Tom Brady dhe gjithashtu, thuhet edhe se marrëdhënia e tyre s’është serioze dhe se thjesht argëtohen së bashku.
Artikuj të sugjeruar: