Femije

Fëmijët po shohin luftë në rrjetet sociale - ja çfarë duhet të dinë prindërit

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2023

Fëmijët po shohin luftë në rrjetet sociale - ja

Konflikti i përgjakshëm mes Izraelit dhe grupit Hamas ka sjellë qindra viktima dhe të plagosur ka marrë vëmendjen e mbarë botës, ndërsa pamjet e bombardimeve dhe momentet e trishta të nxjerrjes së trupave nga rrënojat, apo ato të rrëmbimeve po qarkullojnë rëndom në rrjetet sociale.

Në Tel Aviv, CNN zbulon se një shkollë paralajmëroi prindërit që t’u hiqnin fëmijëve celularët nga dora apo aksesin në rrjetet sociale për shkak të ngarkesës emocionale që këto video mund të kenë te ta. 

Ekspertët thonë se prindërit mund dhe duhet t'i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë imazhet e luftës, pamjet e dhunës apo ato shqetësuese të viktimave që po përcillen në ekrane apo telefonat inteligjentë.

Ja çfarë duhet të bëjnë prindërit:

1. Shihini imazhet bashkë

"Unë nuk mendoj se ne duhet t'i mbrojmë fëmijët nga ngjarjet aktuale të kohës dhe botës ku jetojmë," thotë edukatorja Laura Linn Knight. Këto janë biseda të rëndësishme që duhen bërë, por po me kaq rëndësi është që prindërit të kontrollojnë faktet dhe të gjejnë informacion të besueshëm.

Fëmijët po shohin luftë në rrjetet sociale - ja

2. Bëni pyetje

Ka shumë gjëra që po ndodhin sot në botë, ndaj ju mund t’i pyesni fëmijët për të kuptuar më shumë nga situatat: “Çfarë dëgjove sot në shkollë?”, “Çfarë po sheh në internet?”, “Si u ndjeve kur pe ato imazhe”? Këto lloj pyetjesh nxisin mendimin, por edhe kuriozitetin te fëmijët.

3. Flisni me fëmijët

Shumë herë, prindërit shmangin bisedat me fëmijët sepse mendojnë se e kanë diskutuar njëherë si çështje. Ekspertët thonë që është e rëndësishme që ju t’i riktheheni sërish bisedave, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën dhe gjërat që po ndodhin në botë.

4. “Më trego çfarë është e frikshme për ty”

Neuropsikologia Sanam Hafeez ka një tjetër qasje për prindërit. Kërkojini fëmijës t'ju tregojë imazhe ose video që ai/ajo i konsideron të frikshme në internet ose në mediat sociale. Pyetini ata se cilat elemente u duken të frikshme. Nëse fëmija i percepton këto video ose foto si të frikshme, pyetini pse janë tërhequr për t’i parë etj. Vetëm kështu prindërit do të kuptojnë ndjesitë e fëmijës.

Fëmijët po shohin luftë në rrjetet sociale - ja

5. Flisni për keqinformimin

“Shpjegojini fëmijës kuptimin e 'thashethemeve' dhe se si njerëzit ose subjektet përfitojnë prej tij," thotë psikologia. Flisni pse disa faqe interneti janë qëllimisht dashakeqe dhe shpërndajnë informacion jo të saktë, ndaj duhet shumë kujdes.

6. Ju jeni ekspert për fëmijën

Si prind, duhet të marrësh parasysh atë që e bën fëmijën të ndihet rehat kur sheh një imazh apo video të caktuar në rrjetet sociale. Ju e njihni më mirë se kushdo fëmijën tuaj dhe çfarë mund të shkaktojë rëndesë emocionale tek ai/ajo, ndaj filtrat i vendosni ju!

Burimi: Today