Showbiz

Rikthehet “X Factor Albania”!

Rikthehet “X Factor Albania”!

“X Factor Albania” do të rikthehet për të gjithë talentet e reja, pas ndërprerjes në edicionin e katërt. Lajmin e bëri të ditur moderatorja, Alketa Vejsiu, e cila ndau me ndjekësit një video përmbledhëse të talent show-t dhe në mbishkrim shkroi:

“Jemi shumë të lumtur që sjellim në ekran pas disa vitesh mungesë këtë platformë të jashtëzakonshme, që do të zbulojë talentet e reja në muzikë! Pas shumë vitesh mungesë në ekranet shqiptare të programeve ‘talent show’, po ju presim kudo ndodheni, që t’ju zbulojmë juve, super star-ët e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare”.

Ajo vijoi:

“X Factor” është një produksion gjigant, një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit. Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojnë në finalet e ‘live show’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës (referuar jurisë). “X Factor” është muzikë, gëzim, show, emocion, garë, energji, mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, garanci suksesi për karrierën tënde artistike; është ëndrra që bëhet realitet, “arratisje” nga jeta e zakonshme dhe integrim i menjëhershëm në jetën artistike! Kushdo që ka një ëndërr dhe do që bota ta njohë, e presim të vijë në audicionet e produksionit në shkollat e muzikës, në qytetet përkatëse.

Alketa ndau dhe përvojën e saj dhe emocionet e edicionit të parë, i cili nisi në vitin 2012: “Para 10 vitesh, që të sillja edicionin e parë të “X Factor" në Shqipëri, ishte një sfidë për mua personalisht. Pas, kisha forcën e @veragrabocka, me të cilën punoj dhe kam ndarë ëndrrat e një jete prej 24 vitesh”, duke vijuar se një brigadë e tërë njerëzish profesionistë qëndrojnë pas këtij formati.

Moderatorja tha se përtej argëtimit, formati ka një mision: T’u japë talenteve habitatin për të shpërthyer, emocionuar dhe frymëzuar publikun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Nëse je i/e interesuar të bëhesh pjesë, këto janë audicionet:

- 19 tetor në Shkodër
- 20 tetor në Korçë 
- 23 tetor në Vlorë
- 24 tetor në Durrës 
- 25 tetor në Elbasan
- 26 tetor në Prishtinë 
- 27 tetor në Shkup 
- 31 tetor në Tiranë 

Siç thotë edhe Alketa, paçi fatin e Dua Lipës dhe suksese!

 

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

"X Factor Albania" returns!

Rikthehet “X Factor Albania”!

"X Factor Albania" will return for all new talents, after the break in the fourth edition. The news was announced by the moderator, Alketa Vejsiu, who shared with her followers a summary video of the talent show and wrote in the caption: "We are very
 
happy to bring to the screen after several years of absence this extraordinary platform, which will reveal new talents in music! After many years of absence on the Albanian screens of 'talent show' programs, we are waiting for you wherever you are, to reveal to you, the new superstars of music and the Albanian scene".
 
She continued: "X Factor" is a gigantic production, a real school of music and television; the talents are treated in the most spectacular way and perform in the finals of the 'live show' next to their idols, established people of the scene (referred to the jury). "X Factor" is music, joy, show, emotion, competition, energy, opportunity to transform life forever, guarantee of success for your artistic career; it's a dream come true, an "escape" from ordinary life and immediate integration into artistic life! Anyone who has a dream and wants the world to know him, we welcome him to come to the auditions of the production at the music schools in the respective cities.
 
Alketa shared her experience and the emotions of the first edition, which started in 2012: "10 years ago, bringing the first edition of "X Factor to Albania" was a challenge for me personally. After, I had the strength of @veragrabocka, with whom I work and have shared the dreams of a lifetime for 24 years", continuing that a whole brigade of professional people are behind this format.

The moderator said that beyond entertainment, the format has a mission: To give talents the habitat to explode, excite and inspire the public.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavjesiu)

If you are interested in joining, these are the auditions:

- October 19 in Shkodër
- October 20 in Korça 
- October 23 in Vlora
- October 24 in Durrës 
- October 25 in Elbasan
- October 26 in Pristina 
- October 27 in Skopje 
- October 31 in Tirana 

As Alketa says, good luck to Dua Lipa and good luck!