Modele që ndjekin stilin e thjeshtë të përditshmërisë, deri tek versionet e transformuara në gjysmë të mbledhura, te bishtet e sofistikuara, të cilave u nevojitet vetëm një fjongo për t'u bërë të parezistueshme, eleganca e prerjes bob dhe aksesorët e çmuar të flokëve si detaje moderne për çdo grua që do të thotë “PO” në altar këtë vjeshtë.
Nëse do të jesh një nuse e ardhshme, ja ku duhet të frymëzoheni për modelin më të bukur të flokëve.
#1 Modeli dy në një
Francesca Ferragni na tregoi jo një, por dy modele në të ditën më të bukur të jetës. Për ceremoninë nusja zgjodhi një updo (flokë të mbledhura me një topuz poshtë), si edhe një model tjetër me ndarje qendrore dhe një bisht të ulët në të.
#2 Stil i sofistikuar
Një nuse bashkëkohore dhe super elegante! Modeli i flokëve duket kaq magjepsës dhe i thjeshtë. Për nuset me flokë të gjatë, ky model me një topuz të mbledhur poshtë është ideal.
#3 E pastër dhe romantike
“Bishti i kalit”, dikur i përbuzur nga shumë nuse, sot po magjeps sfilatat e modës dhe tapetet e kuq. Një bisht i hollë, që karakterizohet fillimisht nga një kryqëzim i flokëve në formën e X-it, si edhe një fjongo e bardhë kadifeje është gjetje për të gjitha nuset që duan romancën në ditën e madhe të jetës.
#4 Modeli Bob
Ideja se ky model flokësh është i dedikuar për pasarelat është e gabuar. Stili i flokëve Bob është kaq praktik dhe i bukur dhe nuset e kanë të vështirë që të mos dashurohen pas tij.
#5 Stili Bridgerton: një model flokësh për martesë si në përralla
A ka mbaruar epoka e modeleve të flokëve të princeshave? Në fakt jo! Flokë kaçurrela të mbledhura, me një kurorë me perla (si modelet e flokëve të aktoreve në seralin Bridgerton në Netflix).
Kurora, shiritat e kokës janë gjithashtu një zgjedhje për çdo nuse ëndërrimtare. Kombinimi i këtyre aksesorëve me flokët e lëshuar supeve, e bëjnë stilin e çdo nuseje të paharrueshëm.
Burimi: Vanity Fair