Caitlyn Jenner ka folur për videon erotikte të Kim Kardashian me Ray J, ish-të dashurin e saj. Në dokumentarin “House of Kardashian”, ish-i i Kris Jenner u shpreh se nuk u përfshi në këtë çështje.
“Çfarëdo që po ndodhte, nuk e di se ç’po bëhej, unë thjesht shkova në kursin e golfit…të jem e sinqertë, qëndrova jashtë situatës”, u shpreh Caitlyn, duke shtuar se Kris nuk i foli kurrë për këtë çështje, as asaj dhe as Kim.
Sa i përket thashethemit se Kris dhe Kim e publikuan vetë për famë videon, Caitlyn u shpreh: “Nuk e kam idenë. Kurrë, asnjëherë nuk e kam bërë si bisedë, ose nuk doja ta bëja si bisedë”.
Videoja e shfaqur në një kasetë erotike u publikua në vitin 2007 dhe bëri një bujë të jashtëzakonshme, duke përkuar edhe si fillesa e famës së klanit Kard-Jenner. Që prej asaj kohe, Kim e ka përmendur disa herë videon erotike, e cila i shkaktoi edhe shumë polemika dhe siklet.
Gjatë sezonit të parë të “The Kardashians” në Hulu, Kim tha se Ray J e kërcënoi se do të publikonte të tjera skena nga videoja e famshme dhe se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e ndaloi që të ndodhte si ngjarje.
“Duhet të jetoj me këtë për të gjithë jetën time. Përpiqem të mos kem pendesa, por është nga ato gjërat që do të doja të mos ekzistonte dhe të fshihej”, tha nëna e katër fëmijëve.
Në shtator 2022, Kris bëri edhe një test në makinës e së vërtetës në “The Late Show with James Corden” dhe në test doli se jo, ajo nuk e kishte publikuar kasetën në media.
Artikuj të sugjeruar: