Për Gigi Haidid dhe Bradley Cooper, dashuria mund të jetë në ajër. Burime thonë se ata po argëtohen, po njohin njëri-tjetrin dhe për më tepër, kanë bërë edhe një arratisje romantike së bashku.
“Ata kanë gjëra të përbashkëta, ndaj me shumë mundësi do të shohim zhvillime”, tha një burim për People të hënën, duke shtuar: “Duket shumë casual tani, por të dy ata kanë fëmijë, karriera të mëdha, jetë të zëna dhe e kuptojnë se si funksionon jeta në këto aspekte. Është e lezetshme dhe mes tyre ka kimi”.
Thuhet se modelja, 28 vjeç, e ka pasur qejf prej kohësh aktorin, gjithsesi të tjerë persona mendojnë se nuk ka asgjë serioze mes tyre, sepse Gigi është e pavarur, e angazhuar dhe është e zënë me shumë përgjegjësi.
Nga ana tjetër, supozohet se modelja është e interesuar për të debutuar në botën e kinemasë dhe se me aktorin 48-vjeçar, mund të marrë leksione dhe të njohë rrethin e duhur.
Hadid, ka një vajzë 3-vjeçare me ish-in e saj, Zayn Malik, ndërsa Cooper, një vajzë 6 vjeç me ish-partneren, Irina Shayk.
Artikuj të sugjeruar: