Gigi Hadid ka darkuar me Bradely Cooper në një restorant në Neë York. Sipas fotove të publikuara nga Daily Mail, modelja 28-vjeçare dhe aktori 48-vjeçar, pas darkës, kanë hipur në të njëjtën makinë, për të shkuar në eventin e radhës në Via Carota.
Hadid u shfaq e veshur me një minifund, crop top të bardhë dhe xhaketë prej lëkure të zezë, ndërsa Cooper, zgjodhi një veshje me të thjeshtë, me xhinse të errëta, një bluzë blu, xhaketë gri dhe kapele.
Lajmi për takimin e Gigi-t me Bradley-n vjen pasi ajo dhe Leo DiCaprio i dhanë fund raportit të tyre. Sipas zërave, ata u ndanë sepse prioriteti i saj kryesor është e bija 3-vjeçare, Khai, për të cilën bashkëprindëron me ish-in, Zayn Malik.
Bradley dhe Leo janë miq të vjetër dhe janë takuar për herë të parë në të 20-at e tyre, kur DiCaprio luajti në filmin "Titanic".
Nga ana tjetër, Cooper u nda në vitin 2019 nga ish-partnerja, Irina Shayk dhe kanë një marrëdhënie miqësore, madje edhe bëjnë pushimet bashkë. Ata kanë së bashku një vajzë 6-vjeçare, Lea.
Artikuj të sugjeruar: