Metropolitan

Ç’të bësh në fundjavë? Shih “Beckham” në Netflix

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
AP

Dokumentari “Beckham”, i ftuar rishtazi në Netflix, ka marrë të gjithë vëmendjen dhe jo pa shkak. Ndryshe nga ç’pritet nga një dokumentar i zakonshëm, ku tregohet thjesht jeta e një personazhi, me disa video nga e shkuara dhe intervista, “Beckham” i përfshin këto, pa diskutim, por me një humor të hollë dhe shumë karizmatik.

 

Me pjesëmarrjen e Victoria-s, e cila është si qershia mbi tortë, dokumentari bëhet dhe më i lezetshëm. Znj. Beckham thotë se “Asokohe s’e pëlqente futbollin dhe ende nuk e ka qejf”. Ajo tregon situata të ndryshme të marrëdhënies së tyre shumëvjeçare, takimet në parking, kur ajo ishte ende Posh Spice, pjesë e Spice Girls, momentet e trishta, çaste nga fëmijëria dhe shumë të tjera.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Netflix

Regjisori, Fisher Stevens, e ndjek ish-futbollistin dhe drejtuesin e klubit Inter Miami nëpër shtëpi dhe i bën pyetje të ndryshme. Beckham u përgjigjet të gjithave me mirësjellje, humor dhe me një ton shumë të gjallë.
 
Dokumentari tregon David në rini dhe miqësinë e tij me Sir Alex Ferguson. Marrëdhënia e tyre është shumë e bukur dhe e këndshme. Beckham thotë se Ferguson është si një figurë atërore për të, por përshkruan edhe se si iu thye zemra kur ata ndanë rrugët dhe prishën miqësinë e tyre.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Netflix

Ai tregon mbi marrëdhënien e të atit, Ted, i cili ishte shumë strikt dhe nënës, Sandra, një zonjë plot vlera.

Nga ana tjetër, Victoria, shfaqet si një personazh shumë i ngrohtë dhe shumë e sinqertë. I gjithë dokumentari është i mbushur me emria të famshëm dhe me dëshmitë e tyre, duke treguar kështu të gjithë trashëgiminë dhe gjurmët e pashlyeshme që Beckham ka lënë në futboll. Cantona, Ronaldo Nazário, Pauls Scholes and Ince, Roy Keane dhe Rio Ferdinand shfaqen në serial. Surprizë e këndshme është edhe Anna Wintour, e cila është cool dhe e mprehtë.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Netflix

Sigurisht, ekzistenca e David Beckham nuk lidhet vetëm me futbollin, por me një rrugëtim të bukur dhe të vështirë. Ai nisi si një futbollist i cili në fillim të karrierës, qëndronte edhe në stol, duke u kthyer në një superstar jo vetëm në sport, por edhe në modë.
 
Një pjesë e rëndësishme e dokumentarit është edhe martesa e tij me Victoria-n, e cila ishte në titujt e mediave për shumë gjatë. Victoria tregon disa nga situatatat kur David e ka trishtuar, Beckham, momentet e vështira me tifozët, të cilët e pështynin në rrugë, vetëm për një lojë futbolli, tradhtinë e supozuar, madje edhe modelet e tij të ndryshme të flokëve, si dhe vendimin për të veshur një kostum lejla në dasmë.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Getty

I gjithë dokumentari është fantastik, prekës, aspak i mërzitshëm, i sinqertë dhe i mbushur me humor dhe situata të këndshme, të cilat ia vlen patjetër t’i shohësh.
 
Pra, sugjerimi ynë për këtë fundjavë? “Beckham” në Netflix!

REELS

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

What to do at the weekend? See "Beckham" on Netflix

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
AP

 
The documentary "Beckham", newly invited to Netflix, has received all the attention and not without reason. Contrary to what is expected from an ordinary documentary, where the life of a character is simply shown, with some videos from the past and interviews, "Beckham" includes these, without question, but with a subtle and very charismatic humor.

Me pjesëmarrjen e Victoria-s, e cila është si qershia mbi tortë, dokumentari bëhet dhe më i lezetshëm. Znj. Beckham thotë se “Asokohe s’e pëlqente futbollin dhe ende nuk e ka qejf”. Ajo tregon situata të ndryshme të marrëdhënies së tyre shumëvjeçare, takimet në parking, kur ajo ishte ende Posh Spice, pjesë e Spice Girls, momentet e trishta, çaste nga fëmijëria dhe shumë të tjera.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Netflix


Regjisori, Fisher Stevens, e ndjek ish-futbollistin dhe drejtuesin e klubit Inter Miami nëpër shtëpi dhe i bën pyetje të ndryshme. Beckham u përgjigjet të gjithave me mirësjellje, humor dhe me një ton shumë të gjallë.
 
Dokumentari tregon David në rini dhe miqësinë e tij me Sir Alex Ferguson. Marrëdhënia e tyre është shumë e bukur dhe e këndshme. Beckham thotë se Ferguson është si një figurë atërore për të, por përshkruan edhe se si iu thye zemra kur ata ndanë rrugët dhe prishën miqësinë e tyre.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Netflix

Ai tregon mbi marrëdhënien e të atit, Ted, i cili ishte shumë strikt dhe nënës, Sandra, një zonjë plot vlera.

Nga ana tjetër, Victoria, shfaqet si një personazh shumë i ngrohtë dhe shumë e sinqertë. I gjithë dokumentari është i mbushur me emria të famshëm dhe me dëshmitë e tyre, duke treguar kështu të gjithë trashëgiminë dhe gjurmët e pashlyeshme që Beckham ka lënë në futboll. Cantona, Ronaldo Nazário, Pauls Scholes and Ince, Roy Keane dhe Rio Ferdinand shfaqen në serial. Surprizë e këndshme është edhe Anna Wintour, e cila është cool dhe e mprehtë.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Netflix


Sigurisht, ekzistenca e David Beckham nuk lidhet vetëm me futbollin, por me një rrugëtim të bukur dhe të vështirë. Ai nisi si një futbollist i cili në fillim të karrierës, qëndronte edhe në stol, duke u kthyer në një superstar jo vetëm në sport, por edhe në modë.
 
Një pjesë e rëndësishme e dokumentarit është edhe martesa e tij me Victoria-n, e cila ishte në titujt e mediave për shumë gjatë. Victoria tregon disa nga situatatat kur David e ka trishtuar, Beckham, momentet e vështira me tifozët, të cilët e pështynin në rrugë, vetëm për një lojë futbolli, tradhtinë e supozuar, madje edhe modelet e tij të ndryshme të flokëve, si dhe vendimin për të veshur një kostum lejla në dasmë.

Ç’të bësh në fundjavë? Shih
Getty

The whole documentary is fantastic, touching, not at all boring, honest and full of humor and nice situations, which are definitely worth watching.
 
So our suggestion for this weekend? "Beckham" on Netflix!