
Pamela Anderson po përqafon bukurinë e saj natyrale dhe po e shijon shumë këtë periudhë. Në një intervistë me Vogue France, ajo foli për thyerjen e standardeve të bukurisë dhe rritjen e vetëbesimit, pasi vendosi të shfaqej pa grim në Javën e Modës në Paris.

“Nuk erdha në Javën e Modës në Paris dhe mendova: “Nuk do vë grim”. Ishte diçka që më erdhi në mendje ndërkohë që vishesha me ato rroba të bukura. Mendova: “Nuk dua të konkurroj me këto rroba. Nuk po përpiqem të jem vajza më e bukur në dhomë”, u shpreh ajo, duke shtuar se ndihej më e lirë.
“Ndiej vetëm liri. Është çlirim”, theksoi ish-ylli i Playboy.

Një ndër avantazhet e mosvendosjes së grimit, sipas Pamela-s është edhe se nuk shpenzon më orë të tëra në makeup. “I lë flokët të thahen në mënyrë natyrale dhe vendos pak hidratant”, tha ajo.
Më tej, shtoi: “Ndonjëherë, duhet ta sfidosh bukurinë. Nëse të gjitha ndjekim rininë dhe idenë se ç’është bukuria, bazuar në revistat e modës, atëherë do të zhgënjehemi dhe ndoshta edhe do të mërzitemi”.

Gjithashtu, Pamela, tha se do të jetë një shembull që gratë të përqafojnë bukurinë e tyre në çdo moshë. “Mendoj se jam më e lumtur se kurrë në lëkurën time. Është ajo që qëndron brenda rrobave dhe unë mendoj se bukuria vjen nga brenda. E di që është klishé, por unë vdes për klishétë”, përmbylli ajo, duke buzëqeshur.
Artikuj të sugjeruar: