Për të rritur fëmijë emocionalisht më inteligjentë, prindërit duhet të flasin me ta në mënyra emocionalisht inteligjente. Duket si një lojë fjalësh, por në fakt ky është realiteti sipas neuropsikologes së Harvardit, Julia DiGangi.
Sipas psikologes, ekzistojnë tri shprehje që në fakt prindërit nuk duhet t’i përdorin kurrë me fëmijët nëse duan që këta të fundit të jenë emocionalisht të fortë:
#1 “Pse nuk motivohesh më shumë?"
Truri është i lidhur për të shkëlqyer kur dhe ku mundet. Pra, kur fëmijët përpiqen, nuk është se ata nuk duan të bëjnë gjërat mirë, por sepse ata thjesht nuk munden. Me fjalë të tjera, çështja nuk është te motivimi i tyre, por se ka një shkëputje mes pritshmërive tuaja si prind dhe aftësive të fëmijëve.
#2 "Pse nuk më dëgjon?"
“Dikur kam punuar me prindër, vajza e të cilëve kishte vështirësi shqisore. Ata ishin të frustruar sepse përpara takimit me mjekun, vajza refuzonte të dilte nga makina,” tregon DiGangi. Por, kur nisën të flisnin me të, prindërit mësuan se ajo në fakt ishte e shqetësuar nga muzika në zyrën e mjekut. Në fund të fundit, çështja ishte se prindërit nuk po dëgjonin nevojat e fëmijës së tyre. Truri i fëmijëve është i lidhur me autonominë dhe nevojën për të eksploruar botën bazuar në identitetin e tyre, jo në bindjet tuaja si prindër se kush duhet të jenë ata.
#3 "Po tregohesh kaq i/e pasjellshme!"
Unë shpesh shoh prindër që bëjnë përfundime gati katastrofike për sjelljen e fëmijëve bazuar në pasiguritë e tyre. Qasja emocionalisht më inteligjente ndaj frikës se fëmija juaj nuk ju respekton është të bëni pyetje jo-gjykuese dhe më pas të pohoni gatishmërinë tuaj për të dëgjuar. Kur fëmijët tronditen, ne tronditemi. Pra, kur lindin emocione të mëdha, është e natyrshme që doni të kontrolloni ndjenjat e fëmijës suaj duke i thënë atij/asaj të heshtë, të qetësohet ose të dëgjojë më shumë. Por si prind, detyra juaj nuk është të kontrolloni emocionet e fëmijëve, por të zotëroni emocionet tuaja.
Burimi: CNBC