Ushqim & Pije

Gështenjat: Pro dhe kundër super frutit të vjeshtës

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2023

Gështenjat: Pro dhe kundër super frutit të vjeshtës

Ende nuk kemi parë gështenja që piqen në rrugë nga shitësit ambulantë, por pakkush e harron aromën e tyre kur piqen apo shijen kur ato konsumohen të ziera. Le ta pranojmë që të gjithë jemi tunduar nga kaushët me letër të bardhë brenda të cilëve janë gështenjat, një nga frutat e preferuara të vjeshtës.

Shumëkush zgjedh ato që piqen në rrugë, të tjerë i gatuajnë në oxhakun e shtëpisë, të tjerë i kalojnë në tigan, e të tjerë i preferojnë të ziera.

Por, çfarë duhet të dini për përfitimet dhe efektet anësore të tyre?

-Japin energji

Një grusht gështenja kanë 25 gramë niseshte, pra sheqerna të cilat përthithen shumë ngadalë nga trupi, duke lejuar që nivelet e sheqerit në gjak të jenë të qëndrueshme. Për këtë arsye, nëse jeni pak minuta para palestrës, mjaftojnë 4-5 gështenja, të cilat japin energji dhe rezistencë.

-Ndikojnë në shëndetin e zorrëve

Gështenjat përmbajnë një sasi të mirë fibrash: në 100 gramë ka pothuajse 5 gramë fibra. Kjo ndikon direkt në sistemin e zorrëve dhe rregullon funksionimin e tyre.

-Lamtumirë ngërçeve të muskujve

Gështenjat përmbajnë edhe kripëra minerale. Në veçanti, ato janë shumë të pasura me kalium, i cili ndihmon në parandalimin e ngërçeve dhe ndihmon në funksionimin e muskujve.

Gështenjat: Pro dhe kundër super frutit të vjeshtës

A ju shëndoshin gështenjat?

Niseshteja që gjendet te gështenjat, gjatë zierjes apo pjekjes së tyre shndërrohet pjesërisht në sheqer që është padyshim një armik i peshores. Ata që ndjekin një dietë për humbje peshe duhet t’i konsumojnë gështenjat në mënyrë të moderuar: 4-5 kokrra në javë.

Nëse gështenjat janë gatuar pak ose keq, niseshteja mbetet e papërpunuar, duke krijuar probleme me tretjen. Ju mund të ndjeni bezdi ose siklet në stomak.

Ata që vuajnë nga koliti, ënjtjet e barkut dhe dhimbjet e stomakut duhet të shmangin ngrënien e tyre.

Gështenjat: Pro dhe kundër super frutit të vjeshtës

Gështenjat kanë kalori?

Gështenjat kanë  84% karbohidrate, 9% lipide dhe 7% proteina, kështu që kaloritë janë të ulëta. Por, mënyra si ju i gatuani ndikon shumë. Gështenjat e pjekura kanë më pak kalori thonë nutricionistët.

Burimi: Grazia