Lyrical Son (emri i vërtetë i së cilit është Festim Arifi) është bërë baba për herë të tretë dhe ai dhe e shoqja, Gresa, kanë mirëpritur më 27 shtator një djalë. Emri i djalit është Andre Arifi dhe është një bebush i shëndetshëm.
View this post on Instagram
Gresa publikoi një foto në Instagram, me 3 duart: atë të bebushit, të Festimit dhe të sajën. Ajo shkroi: “Bebi ynë erdhi në jetë më 27 shtator 2023. Një bebush i shëndetshëm, i quajtur Andre Arifi. Ne jemi të bekuar dhe me fat. Faleminderit Zotit për këtë dhuratë të shtrenjtë”.
Sipas Google, Andre do të thotë "burrë luftëtar" dhe është një emër me origjinë portugeze. Mendohet se është një derivat i emrit grek, Andreas dhe versioni në anglisht është “Andrew”.
View this post on Instagram
Gresa dhe Festimi janë prindër edhe të dy vajzave, Evës dhe Erikës.
Artikuj të sugjeruar: