Shtëpia

Ç’është ‘paraliza e analizës’ për ndryshimet në shtëpi: 5 truke si ta shmangni

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2023

Ç’është ‘paraliza e analizës’ për

Kur e dëgjon për herë të parë duket si lojë fjalësh...”Paraliza e analizës” në fakt nuk është kaq argëtuese kur e përjeton. Konteksti që i referohemi në këtë rast ka të bëjë me shtëpinë, rregullimin, sistemimin dhe pavendosmërinë për të bërë ndryshime të dukshme.

Objekte që i keni kujtim nga fëmijët, një libër i dhuruar për ditëlindje nga miqtë, një fotografi familjare dhe gjithçka tjetër mund të jenë pretekste për të mos i hequr nga shtëpia sepse ju “torturojnë” mendimet (nëse do i mbetet hatri familjarëve kur të mos e shohin fotografinë apo fëmijët do ndihen të ofenduar kur të shohin që i keni hequr dhuratën e blerë nga ata).

Ç’është ‘paraliza e analizës’ për

Pra, e kemi fjalën për një gjendje ku ju nuk merrni dot një vendim. Ja pesë hapa praktikë sesi ta shmangni këtë gjendje sa herë mendoni për ndryshime në shtëpi.

-Krijoni një plan veprimi

Krijimi i një qëllimi është shumë i rëndësishëm për çdo vendimmarrje. Në lidhje me ndryshimet në shtëpi është e dobishme që të keni kritere të përcaktuara për çdo send apo objekt nisur nga vlera, dobia, përdorimi etj.

-Bëni pyetje të caktuara për arsyet e vendimit

Disa pyetje si 'A përshtatet?', 'A e kam përdorur rregullisht objektin në gjashtë muajt e fundit?', 'A është i lehtë për t'u zëvendësuar?'

Ç’është ‘paraliza e analizës’ për

-Kufizoni kohën e vendimmarrjes

Nëse një zgjedhje nuk bëhet brenda kohës së caktuar, ju do ta rivlerësoni situatën dhe kjo gjendje mund të zgjasë pafund. Për një proces super të shpejtë, ju duhet të merrni vendimet brenda pak sekondave. Mund të tingëllojë e pamëshirshme, por ka vlerë sepse tregon që keni besim tek vetja.

-Zbatoni rregullin e 365 ditëve

Profesionistët e arkitekturës dhe arredimit e shpjegojnë kështu rregullin e një viti: “Në thelb, nëse ju nuk keni përdorur një artikull të caktuar përgjatë një viti, ky është një tregues i fortë se mund të jetoni edhe pa të.

Ç’është ‘paraliza e analizës’ për

- Nxirrni nga shtëpia gjërat me të cilat keni “mbaruar punë”

Zvogëlimi i rrëmujës në shtëpi mund të mos bëhet menjëherë, por me disa hapa mund ta realizoni. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duhet të siguroheni që sendet apo objektet që vendosni të hidhni apo largoni nga shtëpia duhet të jenë 100% të panevojshme për ju apo pjesëtarët e tjerë të familjes.

Burimi: LivingEtc