Në botën e modës qarkullon një teori në lidhje me pantallonat e gjata dhe të gjera: ato shpesh anashkalohen. Pra, nuk janë një zgjedhje e parë dhe e shpejtë për gocat me një super stil veshjeje. Mendoni pak materialin lino për në verë, pantallonat e trasha në dimër apo xhinset e pagabueshme në çdo stinë. Pse pantallonat e gjata e transformojnë pamjen tuaj në një siluetë elegante?
Çështja qëndron tek gjetja e këpucëve të duhura që kombinohen me këto versione pantallonash. Këpucët e sheshta dhe me platformë, ato kauboj apo këpucët mini taka praktike, ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur.
Një palë këpucë të gabuara mund të “hedhin në erë” komplet veshjen, ndaj përpara se të vishni pantallonat e radhës të gjata dhe të gjera, hidhini një sy 10 modeleve të këpucëve që duken kaq bukur në këmbë dhe në tërësinë e look-ut tuaj!
Burimi: Instyle