Femije

Shprehjet që ‘shkatërrojnë’ shëndetin mendor të fëmijëve

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2023

Shprehjet që ‘shkatërrojnë’ shëndetin mendor

Prindërit ndonjëherë nga lodhja, stresi apo mbingarkesat në punë u thonë fëmijëve gjëra për të cilat pendohen më pas. Një studim i ri zbuloi se ky fenomen ka efekt më afatgjatë, madje të dëmshëm në shëndetin mendor të fëmijëve.

Studimi u bë nga Words Matter, një organizatë bamirësie që merret me abuzimin verbal ndaj fëmijëve. Rezultatet zbuluan se dy në pesë fëmijë e gjejnë veten pjesë të abuzimit verbal rregullisht. Abuzuesit janë prindërit, mësuesit dhe kujdestarët përgjegjës për mirëqenien e tyre.

Fjalët dhe shprehjet që shkatërrojnë fëmijët, të tilla si "budalla" dhe "Më vjen turp nga ti", kishin efekte negative afatgjata në shëndetin mendor të fëmijëve. Studimi zbuloi se shprehjet inkurajuese si "Unë jam krenar për ty" dhe "Unë besoj tek ty", kanë një efekt pozitiv tek fëmijët.

Studiuesit anketuan mbi një mijë fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç, duke i pyetur nëse ata vetë apo dikush që e njohin kanë qenë pjesë e ndonjë abuzimi verbal.

Shprehjet që ‘shkatërrojnë’ shëndetin mendor

Rezultatet treguan se 41% e fëmijëve përjetojnë abuzim verbal nga të rriturit që kujdeseshin për ta. 51% e këtyre fëmijëve dëgjonin fyerje dhe gjuhë përçmuese që u drejtoheshin çdo javë, ndërsa 10% e dëgjonin çdo ditë. Dy të tretat e fëmijëve thanë se kjo i bënte të ndiheshin të trishtuar dhe pa vetëvlerësim.

"Fatkeqësisht, këto shifra nuk janë befasuese," thotë Ashley Kipness psikologe në New Jersey. “Të gjithë kemi raste kur themi gjëra për të cilat na vjen keq, por kur ato u thuhen fëmijëve, efektet janë më afatgjata”. Fëmijët treguan se gjuha negative i bën ata të ndihen të trishtuar, të dëshpëruar dhe të poshtëruar.

Studiuesit folën gjithashtu edhe me prindërit e këtyre fëmijëve dhe asnjë prej tyre nuk u ndje mirë për faktet e nxjerra nga studimi, madje shumë u ndjenë fajtorë dhe të turpëruar.

Shprehjet që ‘shkatërrojnë’ shëndetin mendor

Si të ndryshoni sjelljet me fëmijët?

Prindërit mund të ndihen keq dhe të pendohen që kanë abuzuar verbalisht me fëmijët e tyre, por kjo ka efekte të dëmshme. Është e nevojshme që të rriturit të ndërmarrin hapa për të bërë ndryshime në mënyrë si ata kujdesen apo sillen me fëmijët.

"Të rriturit mund t'u thonë gjëra pa dashje fëmijëve, duke mos kuptuar fuqinë e fjalëve dhe efektin që ato mund të kenë," thotë psikologia Jessica Bondy. "Kjo është arsyeja pse ne duhet t'i fuqizojmë dhe mbështesim ata".

Të jesh i vetëdijshëm për fuqinë e gjuhës është një hap i parë i mirë.

Burimi: Parents