Metropolitan

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët

Askush nuk është imun ndaj një dite të keqe dhe problemeve me shëndetin mendor. Ylli i “Murders in the Building”, Selena Gomez, ka folur së fundi për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditë të vështira me rëndesë psikologjike.

Gjatë një bisede në Samitin e Muzikës në Los Angeles, artistja foli për luftën me shëndetin mendor. Një detaj që jo të gjithë ndoshta e dinë: ajo shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës.

"Dhoma e gjumit ishte një shkas i vërtetë për mua kur po kaloja psikozë," tha Gomez. "Gjatë kësaj periudhe të vështirë të jetës, isha shumë fort e lidhur pas shtratit tim”. Të jesh në gjendje të njohësh rrethanat që çojnë në momente depresive mund të jetë një rrugë shpëtimi për njerëzit me çrregullim bipolar, pasi ata shkaktarë shpesh janë më të vështirë për t'u identifikuar sesa vetë simptomat, thonë ekspertët e shëndetit mendor.

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët

Kjo nuk është hera e parë që themeluesja e Rare Beauty Selena Gomez flet për kohët e errëta në jetën e saj, pas ulje-ngritjeve të shëndetit mendor që i zgjasin për javë apo muaj të tërë. "Filloi me depresionin, pastaj shkova deri në izolim. Më pas, isha unë që nuk mund të lëvizja nga shtrati,” kujton ajo. "Më ndodhte që për disa javë të isha në shtrat, pasi vetëm  ideja e të ecurit më dukej sikur më merrte frymën".

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët

Gomez thotë se shpëtimin e gjeti tek vetja dhe zgjodhi gjithë mekanizmat drejt rrugës së shërimit. Dalja nga dhoma e gjumit dhe të rrethuarit me njerëz ishte një nga mënyrat më të mira për të dalë nga rëndesa psikologjike.

“Mund të jesh në një dhomë plot me njerëz dhe prapë të ndihesh tmerrësisht e vetmuar. Unë e di që kjo ndjenjë nuk është e mirë, por të punosh mbi problemet më ka ndihmuar shumë,” përfundoi ajo.

Burimi: Self

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Why Selena Gomez says she avoids the bedroom on psychologically difficult days

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët

No one is immune to a bad day and mental health issues. The star of "Murders in the Building", Selena Gomez, has recently spoken about one of the personal care strategies on difficult days with psychological burden.

During a conversation at the Los Angeles Music Summit, the artist spoke about her struggle with mental health. A detail that not everyone probably knows: she avoids the bedroom on the bad days of her life.

"The bedroom was a real trigger for me when I was going through psychosis," Gomez said. "During this difficult period in my life, I was very much tied to my bed." Being able to recognize the circumstances that lead to depressive moments can be a lifeline for people with bipolar disorder, as those triggers are often more harder to identify than the symptoms themselves, mental health experts say.

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët

This isn't the first time Rare Beauty founder Selena Gomez has opened up about dark times in her life, following weeks or months of mental health ups and downs. "It started with depression, then I went into isolation. After that, I was the one who couldn't get out of bed," she recalls. was breathing".

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët

Gomez says that he found salvation in himself and chose all mechanisms towards the path of healing. Getting out of the bedroom and being surrounded by people was one of the best ways to get out of the psychological heaviness.

"You can be in a room full of people and still feel terribly alone. I know this feeling is not good, but working on the problems has helped me a lot," she concluded.

Source: Self