Fëmijët, baballarët e të cilëve lexojnë, luajnë, këndojnë dhe vizatojnë me ta, kanë një rritje "të vogël, por domethënëse" në rezultatet arsimore në shkollën fillore, sipas një studimi që sugjeron se vetëm 10 minuta në ditë mund të bëjnë ndryshim.
Studim i udhëhequr nga University of Leeds pretendon se baballarët kanë "një efekt unik dhe të rëndësishëm" te rezultatet arsimore të fëmijëve.
Sipas studimit, përfshirja më e madhe e baballarëve përpara se fëmija të ndjekë shkollën fillore u jep një avantazh arsimor fëmijëve në vitin e parë në shkollë, ndërsa përfshirja më e madhe në moshën pesë vjeç ndihmon me rritjen e notave vlerësuese. Efekti është pak më i theksuar në matematikë.
Studimi, i cili u financua nga Këshilli i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale, bëri një dallim midis ndikimit të nënave dhe baballarëve. Përfshirja e baballarëve kishte ndikim te arritjet arsimore, ndërsa nënat kishin më shumë ndikim te sjelljet emocionale dhe sociale.
Pra, rekomandohet që baballarët të kalojnë më shumë kohë në aktivitete zbavitëse me fëmijët.
- Çfarë është modeli i ‘prindërimit elefant’: 4 gabimet që duhet të shmangen me fëmijët
- Sipas prindërve, kjo është mosha më e vështirë për t’u marrë vesh me fëmijët
- 3 pyetjet që zbulojnë nëse jeni gati të jeni prindër (përpos “A kemi mjaftueshëm para?”)
- Disa pyetje që duhet t’i bësh partnerit/es para se të bëheni prindër