Shqipëria

Shqiptarët tregojnë gjërat që janë të lejueshme me ligj, por të papranueshme

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2023

Shqiptarët tregojnë gjërat që janë të lejueshme me

Janë disa sjellje apo situata që shkaktojnë bezdi, sidomos nëse bëhet fjalë për raste të përsëritura. Sa herë jeni gjendur në një udhëtim me autobus dhe keni dëgjuar bisedat e pasagjerit ngjitur me ju, që flet me zë të lartë dhe të duket sikur je pjesë e probleme të tij prej një jete.

Po sa herë keni qenë shofer/e dhe i keni hapur rrugën kalimtareve dhe këta të fundit as ju kanë përshendetur me dorë në shenjë falënderimi? Zhgënjyse apo jo, por tek e fundit nuk mund të kemi pritshmëri për mirësjellje dhe respekt nga të gjithë të panjohurit.

Ne në Anabel, pyetëm ndjekësit në llogarinë në Instagram se cilat janë ato gjëra bezdisëse dhe të papranueshme që zakonisht ndodhin në publik dhe që janë bezdisëse për ta, por ligjërisht janë të pranueshme.

-“Të mos përshëndetësh kur hyn në një vend”

- “Pirja e duhanit”

- “Të falënderosh shoferin kur zbret nga autobusi/fatorinon kur të jep biletën”

- “Të mos buzëqeshësh kur tjetri tregon një barsoletë, edhe pse mund të jetë kot”

- “Të jesh i/e lidhur me disa të dashur/a në të njëjtën kohë”

- “Të mos i thuash “faleminderit” kamarierit apo çdo personi në shërbim”

- “Të pish kafenë me zhurmë apo të përtypësh çamçakëzin me zhurmë”

- “Të mos i vësh sërish në varëse rrobat që provon te dhoma e provës në dyqan”

- “Të shohësh video/dëgjosh muzikë pa kufje në publik”

- “Të reklamosh resorte luksi me “gra dhe burra të kuruar”, a thua se edhe ata përfshihen në çmim”

- “Të vizitosh dikë në shtëpi pa çuar diçka (ëmbëlsirë, pije, çfarëdo -jo lek)”

- “Të mos falënderosh me email dikë për përgjigjen e kthyer, edhe pse është pjesë e detyrës”

- “Të dalësh nga marketi pa blerë gjë, e merr njeriu një çamçakëz”

- “Tradhtia mendoj që duhet dënuar me ligj”

- “Të mos trokasësh para se të futesh në një zyrë”

- “Të mos paralajmërosh me drita kur ka polic para”

- “T’i biesh borisë së makinës kot”

- “Të mos presësh në radhë, por të kalosh sikur ke pasaportë diplomatike”

- “Të çohesh herët në mëngjes për të shkuar në punë”

- “Të presësh në radhë, tmerr”

- “Të mos lësh bakshish, mendoj se gjithmonë duhet lënë sipas dëshirës”

- “Bixhozi, se di domethënë”  

- “Fishekzjarrët në mes të natës”