Shëndet

Forma e re e ‘ujit të ngrohtë me limon’? Ç’duhet të dini për përfitimet e uthullës në organizëm

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2023

Forma e re e ‘ujit të ngrohtë me limon’?

Kur konsumi i uthullës qarkulloi në rrjete sociale si një mënyrë e mirëqenies fizike, shumë njerëz menduan se kjo ishte forma e re e “ujit të ngrohtë me limon” për shumë përfitime në organizëm: detoks, humbje peshe, stomak i shfryrë e plot efekte të tjera pozitive.

Biokimistja franceze dhe autorja e librave “Glucose Revolution” dhe “The Glucose Goddess Method” tregon me detaje sesi t'i shfrytëzojmë sa më shumë vetitë e uthullës për të përmirësuar shëndetin tonë. “Limoni është i mirë, nëse ju pëlqen, por nëse doni që të balanconi nivelin e glukozës në organizëm, limoni dhe uthulla veprojnë në mënyra të ndryshme,” thotë ajo. “Limoni ka acid citrik, i cili ndikon te aciditeti i stomakut, ndërsa uthulla ka acid acetik, i cili është një molekulë shumë më e fuqishme,” tregon ajo për Vogue.

Forma e re e ‘ujit të ngrohtë me limon’?

“Acidi acetik ngadalëson enzimat që të konvertojnë ushqimin në glukozë. Dallimi është se për të marrë të njëjtat rezultate nga një lugë gjelle uthull, do t'ju duhet lëngu i tri limonëve”.

“Nëse aroma e fortë e uthullës ju kthen stomakun përmbys, mund të shtoni pak limon. Është më mirë se asgjë,” shpjegon biokimistja. Ajo prezantoi disa truke për të ndihmuar në fshehjen e shijes së fortë të uthullës nëse e keni të pamundur pirjen e një luge. "Një nga truket e mia të preferuara është të shtoni një lugë gjelle me uthull në vaktet tuaja, në mënyrë që me një gur të vrisni dy zogj, si për shijen, ashtu edhe përfitimet në organizëm," thotë ajo. Opsione të tjera mund të jenë ngrirja e uthullës në kube akulli, shtimi i uthullës në një çaj të ngrohtë kanelle dhe plot opsione të tjera.

Forma e re e ‘ujit të ngrohtë me limon’?

Nëse doni që të balanconi nivelet e sheqerit në gjak, të reduktoni urinë, të humbisni peshë apo të ulni inflamacionin, ju duhet të zgjidhni uthullën e duhur, atë normalen ose të mollës.

Biokimistja franceze shton se uthulla ka edhe vlera të tjera ushqyese si magnez, hekur, aminoacide, probiotikë natyralë dhe antioksidantë të fuqishëm.

Sidoqoftë, duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj për të shmangur çdo efekt anësor të mundshëm.

Burimi: Vogue