E dinit që prindërimi ka pseudonime kafshësh të ndryshme për t’i dhënë një kuptim të caktuar sipas modelit të sjelljes me fëmijët! Prindërit kandil njihen si ata të lirshëm dhe pa kufij, ata tigër janë prindërit e rreptë që karakterizohen nga autoriteti. Së fundi, vjen modeli i “prindërimit elefant”. Ky stil prindërimi sipas ekspertëve është një nga më joshësit dhe më të shëndetshmit.
Por, çfarë është “prindërimi elefant”?
Elefantët janë krijesa tepër sociale, inteligjente dhe empatike. Si të tillë, “prindërimi elefant” është një stil prindërimi më i butë, më pak autoritar që jep ngrohtësi dhe ndjeshmëri.
Prindërit që i qasen këtij modeli sjelljeje me fëmijët i japin rëndësi të madhe ndihmesës së fëmijëve, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësinë për të artikuluar emocionet duke dhënë inkurajim dhe siguri. Fokusi në zhvillimin e fëmijëve të sigurt emocionalisht është në krye të këtij stili prindërimi.
Për shembull, kur një fëmijë sjell në shtëpi një provim me notë të ulët, një prind i modelit elefant ka shumë gjasa të pyesë sesi i/e bën të ndihet kjo notë e ulët, sesa ta “mbysë” me pyetje për vështirësitë dhe rezultatin e dobët në provim. Sipas këtyre prindërve, inteligjenca dhe ndërgjegjësimi emocional i mirë nxisin një sërë rezultatesh pozitive te fëmijët.
Nëse doni të keni sukses me këtë model prindërimi, ja katër gabimet që duhet të shmangni:
#1 Duhet të pyesni veten pse e doni këtë model prindërimi
Motivimet prindërore për t’u tërhequr drejt një stili të caktuar prindërimi mund të ndikojnë në aftësinë e dikujt për të përshtatur stilin në mënyrë të shëndetshme. Ju duhet të pyesni veten pse dëshironi të bëheni një prind i ashtuquajtur elefant. Përcaktimi i arsyetimit të vërtetë mund t'ju ndihmojë të shmangni sjellje të caktuara.
#2 Doni të bëheni mbrojtës
Kur prindërit shqetësohen shumë për sigurinë dhe rezultatet e fëmijës, ata mund të fillojnë të bëhen mbikqyrës të tepruar duke mbikontrulluar gjithçka. Një prind mund të bëhet tepër mbrojtës sepse do të shmangë rrezikun dhe sfidën, por kështu ata dekurajojnë fuqishëm aktivitetet e rrezikshme dhe të përshtatshme për moshën.
#3 Kufizimi i pavarësisë së fëmijës
Fëmijët duhet të zhvillojnë aftësinë për t'i bërë gjërat në mënyrë të pavarur, qoftë përmes punëve, duke luajtur vetëm për disa minuta ose duke ngrënë vetë një vakt në tavolinë. Por, pavarësia nuk lind në një çast, kjo është një aftësi që zhvillohet me kalimin e kohës dhe që prindërit duhet ta kultivojnë herët në jetën e fëmijëve.
#4 Mbroni fëmijën nga emocionet e vështira
Vetëdija emocionale ndihmon një fëmijë të përmirësojë komunikimin, ndërton ndjeshmërinë dhe vetëbesimin. Psikologët sugjeron që prindërit të bëjnë pyetje të hapura për t'i inkurajuar fëmijët të zhvillojnë ndjenjat e tyre. Mos harroni se fëmijët përsërisin sjelljet që shohin nga të rriturit përreth tyre.
Burimi: Fatherly