News

Shqiptarët punojnë me orët më të zgjatura në Europë, por kanë pagat më të ulëta

Shqiptarët punojnë me orët më të zgjatura në

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka bërë studimin e fundit në lidhje me orët e punës dhe nivelin e pagave në Shqipëri, krahasuar me rajonin dhe Europën dhe rezultati duket disi zhgënjyes. Sipas shifrave, një i punësuar me pagë në Shqipëri punoi mesatarisht 43.7 orë në javë në vitin 2022.Të dhënat e tjera, që masin orët e punës për shtetet e Europës dhe disa vende të rajonit tregojnë se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Europë, së bashku me vende të tjera të rajonit.

Sipas Eurostat, një europian punoi mesatarisht 37.5 orë në javë në vitin 2022, ose 6.2 orë më pak (pothuajse një ditë pune), sesa një shqiptar. Pas shqiptarëve, më gjatë punojnë serbët me 43.3 orë. Për Maqedoninë e Veriut, të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2020, ku mesatarja ishte 40.9 orë.

Sipas Eurostat, në vitin 2022, java e zakonshme e punës për personat e moshës 20-64 vjeç në BE ishte mesatarisht 37.5 orë dhe dallimet janë të dukshme mes vendeve të BE-së. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (41.0 orë), Poloni (40.4), Rumani dhe Bullgari (40.2 të dyja).

Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (33.2 orë), e ndjekur nga Gjermania (35.3) dhe Danimarka (35.4).

Shqiptarët punojnë me orët më të zgjatura në

Foto: Monitor.al

Gratë në Shqipëri punojnë 7.8 orë më shumë se në Bashkimin Europian

Në Shqipëri, sipas INSTAT, burrat punojnë mesatarisht 44.8 orë pune në javë dhe gratë 42.5 orë.

Diferenca më e lartë mes orëve të punës mes të punësuarve në Shqipëri dhe atyre në Bashkimin Europian është te gratë. Gratë në Europë janë më të privilegjuara se ato në Shqipëri, pasi punojnë më pak orë dhe kanë më shumë kohë të lirë që të merren me familjet e fëmijët.

Gratë në Bashkimin Europian punojnë mesatarisht 34.7 orë në javë, ndërsa në Shqipëri sipas INSTAT gratë punojnë 42.5 orë në javë, ose 7.8 orë më shumë sesa në Bashkimin Europian.

Në Gjermani, gratë punojnë vetëm 31.2 orë në javë, ndërsa në Holandë, që ka nivelin më të ulët në Europë, java e punës zgjat vetëm 28.5 orë.

Burrat punojnë mesatarisht 39.9 orë për mesataren e Bashkimit Europian, ku më e ulëta është në Holandë (37.4) dhe më e larta në Islandë (42.2). Diferenca në orët e punës mes burrave në Shqipëri dhe mesataren e BE-së është 4.9 orë, shumë më e ulët se ajo e grave.

Shqiptarët punojnë me orët më të zgjatura në

Foto: Monitor.al

Më shumë punë, por më pak para

Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Europë. Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro më pak, sipas të dhënave.

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 paga llogaritej  mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kaloi afër nivelit prej 1000 euro bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë.

Në Maqedoninë e Veriut, paga mesatare ishte 832 euro në fund të 2022, në Mal të Zi 900 euro, në Bosnjë 934 euro.

Ndërsa në shtetet e tjera të Europës, paga mesatare janë mbi një mijë euro në muaj.

Burimi: Monitor

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Albanians work the longest hours in Europe, but have the lowest wages

Shqiptarët punojnë me orët më të zgjatura në

The Institute of Statistics (INSTAT) has done the latest study regarding working hours and the level of wages in Albania, compared to the region and Europe, and the result seems somewhat disappointing. According to the figures, a salaried employee in Albania worked an average of 43.7 hours per week in 2022. Other data, which measure working hours for European countries and some countries in the region, show that Albanian employees have the longest working hours. in Europe, along with other countries in the region.

According to Eurostat, a European worked an average of 37.5 hours per week in 2022, or 6.2 hours less (almost one working day), than an Albanian. After Albanians, Serbs work longer with 43.3 hours. For North Macedonia, the last available data is for 2020, where the average was 40.9 hours.

According to Eurostat, in 2022, the typical working week for people aged 20-64 in the EU was 37.5 hours on average, and differences are evident between EU countries. The longest working weeks were recorded in Greece (41.0 hours), Poland (40.4), Romania and Bulgaria (40.2 both).

The Netherlands had the shortest working week (33.2 hours), followed by Germany (35.3) and Denmark (35.4).

Shqiptarët punojnë me orët më të zgjatura në

Women in Albania work 7.8 hours more than in the European Union

Në Shqipëri, sipas INSTAT, burrat punojnë mesatarisht 44.8 orë pune në javë dhe gratë 42.5 orë.

Diferenca më e lartë mes orëve të punës mes të punësuarve në Shqipëri dhe atyre në Bashkimin Europian është te gratë. Gratë në Europë janë më të privilegjuara se ato në Shqipëri, pasi punojnë më pak orë dhe kanë më shumë kohë të lirë që të merren me familjet e fëmijët.

Gratë në Bashkimin Europian punojnë mesatarisht 34.7 orë në javë, ndërsa në Shqipëri sipas INSTAT gratë punojnë 42.5 orë në javë, ose 7.8 orë më shumë sesa në Bashkimin Europian.

Në Gjermani, gratë punojnë vetëm 31.2 orë në javë, ndërsa në Holandë, që ka nivelin më të ulët në Europë, java e punës zgjat vetëm 28.5 orë.

Burrat punojnë mesatarisht 39.9 orë për mesataren e Bashkimit Europian, ku më e ulëta është në Holandë (37.4) dhe më e larta në Islandë (42.2). Diferenca në orët e punës mes burrave në Shqipëri dhe mesataren e BE-së është 4.9 orë, shumë më e ulët se ajo e grave.

Shqiptarët punojnë me orët më të zgjatura në

Më shumë punë, por më pak para

Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Europë. Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro më pak, sipas të dhënave.

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 paga llogaritej  mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kaloi afër nivelit prej 1000 euro bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë.

In North Macedonia, the average salary was 832 euros at the end of 2022, in Montenegro 900 euros, in Bosnia 934 euros.

While in other European countries, the average salary is over one thousand euros per month.

Source: Monitor