Nëse po i afroheni ditës së takimit të shumpritur, ka gjasa që 24/7 jeni duke menduar vetëm për të. Aq më tepër nëse më në fund do dilni me atë tipin që prisnit prej shumëëë kohësh.
Dilema të tipit: “çfarë duhet të vesh?”, “a do më pëlqejë ai?”, “si do të shkojë takimi?!”, etj, etj, tingëllojnë normale prandaj ne jemi këtu për ta minimizuar ankthin tuaj! Doni ca këshilla të mira që t’ja merrni zemrën që në daljen e parë?
1. Kushtojini rëndësi veshjes, por mos e teperoni
Në fund të ditës është me shumë rëndësi të qëndroni vetja dhe origjinale. Nuk është e thënë ta ekzagjeroni me veshjen duke u ekspozuar shumë, por mund të gjeni të mesmen e artë që ju bën të ndiheni plot vetëbesim dhe seksi në të njëjtën kohë.
2. Kujdes me parfumin që zgjidhni!
Ai mund të fiksohet pas aromës suaj dhe kaq ishte; s’ju harron dot më kurrë. Nëse ti je një duhanpirëse e rritur, dhe ai të sheh me një Iqos në dorë, kupton menjëherë që rrobat e tua do të mbajnë gjithmonë aromë freskie dhe jo erën e tymit të cigares. Hidhni pak nga aroma juaj e preferuar në qafë dhe në pjesën e dekoltesë para se të dilni nga shtëpia. Ndonëse është shumë specifike, thuhet se burrat vdesin për aromën e lavenderit, vaniljen dhe drurin.
3. Luaj me shikime
Shikimet japin mesazhe të qarta dhe ndryshojnë komplet skenarin e takimit. Përpiqu të mos ja heqësh sytë teksa në dorë ke Iqos-in tënd që e bën dyfish më seksi momentin e flirtit.
4. Buzëqesh shpesh
Vërtet po themi që të jeni të qeshura, por mos e teproni. S’po flasim për buzëqeshje të shtirura apo aty ku s’është momenti i duhur. Thjesht kini parasysh që komunikimi shkon më mirë dhe ju i jepni mesazhin e qartë personit tjetër se doni ta njihni më shumë.
5. Komplimentojeni
Bëjeni të ndihet i vlerësuar nëse shihni disa gjëra që ju pëlqejnë apo zakone të ngjashme mes jush. Të dy konsumoni pajisje me ngrohje? Vërjani në dukje dhe flisni sesi ky vendim për të konsumuar Iqos ka ndikuar për mirë në stilin tuaj të jetës. E shihni sa i fiksuar është pas karrierës dhe punës së tij? Mos ngurroni t’ja vini në dukje apo ta komplimentoni për etikën e tij të punës.
6. Jepini 100% vëmendjen tuaj
Nuk është fare e këndshme të merreni me telefonin tuaj gjatë një takimi të parë. Madje, për t’ja marrë 100% zemrën dhe vëmendjen, thuajini se e fikët telefonin pasi doni që gjithë vëmendja të fokusohet tek ai.
- Ky është një artikull promocional dhe ekskluziv për Anabel.al.