Horoscope

‘Njeriu më i lumtur në botë’ tregon sekretin për të qenë të lumtur: Vetëm 15 minuta në ditë

‘Njeriu më i lumtur në botë’ tregon sekretin për

Nëse dikush vendos të bëjë një kërkim në internet për të gjetur se kush është njeriu më i lumtur në botë, emri "Matthieu Ricard" do të shfaqet te rezultatet.

Matthieu Ricard, 77 vjeç, është një një murg budist tibetian me origjinë nga Franca, i cili është shpallur "njeriu më i lumtur në botë.”

Ky “titull” daton vite më parë, kur ai mori pjesë në një studim 12-vjeçar mbi trurin, altruizmin dhe meditimin, të udhëhequr nga neuroshkëncëtarë të University of Wisconsin.

Altruizmi - parimi dhe praktika e shqetësimit për mirëqenien dhe/ose lumturinë e njerëzve, kafshëve etj; mund të konsiderohet si e kundërta e egoizmit.

"Skanimet treguan se kur mediton për altruizmin, truri i Ricard prodhon një nivel të valëve gama - ato të lidhura me ndërgjegjen, vëmendjen, të mësuarit dhe kujtesën - të paraportuara më parë në literaturën e neuroshkencës,” është shprehur udhëheqësi i studimit, neuroshkencëtari Richard Davidson.

Ricard – i cili ka thënë se ndonjëherë mediton për ditë të tëra pa u mërzitur – pranon se është një person përgjithësisht i lumtur, edhe pse ai mendon se titulli "njeriu më i lumtur" është një mbivlerësim i medias.

Këshilla e tij për lumturinë lidhet me altruizmin. Arsyeja, sipas tij, është sepse të menduarit për veten dhe si t'i përmirësojmë gjërat gjatë gjithë kohës, është rraskapitëse dhe stresuese.

Nëse dikush dëshiron të jetë i lumtur, Ricard thotë se duhet të përpiqet të jetë "dashamirës", gjë që jo vetëm që do ta bëjë të ndihet më mirë, por gjithashtu do t'i bëjë të tjerët ta pëlqejnë më shumë.

Ai paralajmëron se kjo nuk do të thotë se duhet t'i lini njerëzit e tjerë të përfitojnë prej jush, por në përgjithësi duhet të përpiqeni të jeni të sjellshëm.

"Nëse mendja juaj është e mbushur me dashamirësi, pasion dhe solidaritet, kjo është një gjendje shpirtërore shumë e shëndetshme,” ka thënë Ricard në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

"Me stërvitje mendore, ne gjithmonë mund ta sjellim [nivelin tonë të lumturisë] në një nivel tjetër," shpjegoi Ricard.

"Është si vrapi. Nëse stërvitem, mund të vrapoj në një maratonë. Mund të mos bëhem kampion olimpik, por ka një ndryshim të madh midis stërvitjes dhe jostërvitjes. Pra, pse nuk duhet të zbatohet kjo për mendjen?”

Filloni duke menduar gjëra të lumtura për 10 deri në 15 minuta në ditë, shpjegoi murgu. Pra, nëse e praktikoni këtë për 50+ vjet siç ka bërë ai, mund të gjeni lumturinë e kërkuar.

REELS

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

Hahaha gjendja ditëve të fundit @shiladukaaa

@veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.

'The happiest man in the world' reveals the secret to being happy: Just 15 minutes a day

‘Njeriu më i lumtur në botë’ tregon sekretin për

If someone decides to do an internet search to find out who is the happiest man in the world, the name "Matthieu Ricard" will appear in the results.

Matthieu Ricard, 77, is a Tibetan Buddhist monk originally from France who has been declared "the happiest man in the world."

This "title" dates back to years ago, when he participated in a 12-year study on the brain, altruism and meditation, led by University of Wisconsin neuroscientists.

Altruism - the principle and practice of concern for the well-being and/or happiness of people, animals, etc.; it can be considered the opposite of selfishness.

"The scans showed that when meditating on altruism, Ricard's brain produces a level of gamma waves — those associated with consciousness, attention, learning and memory — previously unreported in the neuroscience literature," said lead study neuroscientist Richard Davidson.

Ricard – who has said he sometimes meditates for days without getting bored – admits to being a generally happy person, although he thinks the title "happiest man" is a media overstatement.

His advice for happiness is related to altruism. The reason, he says, is because thinking about yourself and how to improve things all the time is exhausting and stressful.

If one wants to be happy, Ricard says one should try to be "kind," which will not only make oneself feel better, but also make others like one more.

He cautions that this doesn't mean you should let other people take advantage of you, but you should generally try to be kind.

"If your mind is filled with kindness, passion and solidarity, that's a very healthy state of mind," Ricard said at the World Economic Forum in Davos, Switzerland.

"With mental training, we can always bring [our level of happiness] to another level," Ricard explained.

"It's like running. If I train, I can run a marathon. I may not be an Olympic champion, but there's a big difference between training and not training. So why shouldn't that apply to the mind?"

Start by thinking happy things for 10 to 15 minutes a day, the monk explained. So if you practice this for 50+ years as he has, you can find the happiness you seek.