Çfarë po ndodh rreth nesh

Elisabetta Canalis surprizon fansat

7 Maj 2015

Elisabetta Canalis surprizon fansat

Elisabetta Canalis është shtatzënë. Pas thashethemeve të javëve të fundit se aktorja italiane mund të ishte në pritje për t’u bërë nënë, vjen edhe konfirmimi nga vetë Canalis. “Më në fund mund ta them: Është vajzë!. Tashmë mund të konfirmojë dhe të ndajë me të gjithë ju: Jam shtatzënë, unë dhe Brian Perri presim një fëmijë.”

Modelja italiane e ka bërë publik lajmin përmes një videoje të postuar në kanalin e saj në Youtube.

Pas ndarjes nga aktori i njohur George Clooney, Canalis u lidh me kirurgun ortoped, 45-vjeçarin Brian Perry me të cilin lidhi kurorë në Shtator të 2014-ës, në të njëjtin muaj dhe vend ku ish-partneri i saj, Clooney vendosi t’i japë fund beqarisë me avokaten e njohur britanike, Amal Alamuddin.

Burimi: Adnkronos

#showbiz