Out and About

Pse njerëzit marrin shpesh këto dy gjëra nga hotelet përpara udhëtimit me avion

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2023

Pse njerëzit marrin shpesh këto dy gjëra nga hotelet përpara

Si një udhëtare e botës që bën mbi 100 fluturime në vit, ekspertja e udhëtimeve Kashlee Kucheran tregon disa sekrete të vogla që ndoshta jo të gjithë i dinë.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo shpjegon se marrja e shapkave nga dhomat e hotelit është një nga gjërat më të shpeshta që bëjnë njerëzit pasi lënë hotelin dhe do të nisen drejt aeroportit për udhëtimin e tyre me avion. Punonjësit e hoteleve janë të përgatitur për këtë situatë, pasi ata nuk i ripërdorin më shapkat pasi vishen. Shapkat lihen aty për t’u marrë pse jo nga klientët e hotelit, siç merren shishet e vogla me shampo, zbutës, kremra, bustinat e çajit apo kafesë.

Pse njerëzit marrin shpesh këto dy gjëra nga hotelet përpara

Ekspertja Kashlee thotë që shapkat e hotelit janë një ide e mirë për pasagjerët në avion, pasi janë më të rehatshme se këpucët tuaja, sidomos nëse keni një udhëtim të gjatë para.

Presioni i ajrit bën që këmbët të fryhen, ndaj për ta shpëtuar veten nga kjo situatë mund të vishni shapkat e hotelit në avion.

@khlq02 The 2 things I ALWAYS take from my hotel room to make packing and long travel days easier ?? No matter what, you will always find me with both items in my luggage at all times ? #travelbetter #traveltips #packinghacks #packingtips #hoteltips #travelhacks #frequentflyer #avgeek #travelgirls ? original sound - Addicted to flying.?????

Një tjetër objekt që merret nga hotelet është kapuçi i dushit që mbron flokët kur laheni. Më shumë se për mënyrën sesi mbron flokët, ky kapuç prej qeseje ose pëlhure mund të përdoret nga pasagjerët kur kanë një tranzit (kalim nga njëri avion tek tjetri), për të futur këpucët e papastra, si edhe për të mbrojtur rrobat në valixhe nga këpucët e veshura.

Burimi: Mirror