Mendonit se fëmija juaj 2-vjeçar është i paparashikueshëm? Apo ndoshta vajza juaj katër vjeçe ju ka sprovuar durimin në ditëlindjen e saj të fundit? Sipas një sondazhi të kryer nga OnePoll, shumica e prindërve mendojnë se moshat 2, 3 dhe 4 janë të tmerrshme përpara moshës 8 vjeç.
Por, ka një lidhje mes vështirësive të mëdha dhe një fëmije tetë vjeç...Tetë vjeç është zyrtarisht një fëmijë i madh. Në këtë moshë, fëmijët formojnë personalitetin dhe kërkojnë autonomi, ndërsa trupi përgatitet për pubertetin dhe ndryshimin e hormoneve.
2,000 prindër që morën pjesë në sondazh ranë dakord se ky ishte viti më i vështirë, ndërsa mosha 6-vjeçare ishte më e mirë se sa pritej dhe mosha 7-vjeçare prodhon zemërim më të fortë. Prindërit e quajtën moshën tetë vjeç "tetë të urryer", pasi ata vunë re se zemërimi tek fëmijët e tyre shtohej në këtë moshë.
Tetëvjeçarët mund të jenë kokëfortë, përplasin dyert, rrotullojnë sytë, në përpjekjet për të vendosur pavarësinë dhe individualitetin e tyre.
Mosha që mund t'ju duket më sfiduese si prind mund të jetë e ndryshme nga prindërit e anketuar në sondazh. Në fakt, shumë prindër i konsiderojnë vitet e para të fëmijës si më të vështirat, por edhe ato të adoleshencës si më sfidueset.
Çdo moshë vjen me ulje-ngritjet e saj, por pavarësisht problematikave të çdo cikli, prindërit nuk e fshehën në asnjë moment befasinë për rritjen e shpejtë të fëmijëve që bëhen më pas individë të pavarur.
Mbani mend: Koha kalon kaq shpejt!
Burimi: Parents