Ben Affleck dhe Jennifer Lopez treguan se nuk kanë fare probleme në çift, madje, në shëtitjet e fundit në Los Angeles, u fotografuan të buzëqeshur dhe shpeshherë, duke u përqafuar.
Bennifer po shëtisnin nëpër pazar, të veshur casual, me xhinse dhe pulovra, ndërkohë që po shihnin sende të ndryshme vërdallë. Më pas, edhe Emme, një prej fëmijëve të J.Lo iu bashkua çiftit.
Kjo shëtitje e tyre vjen dy ditë pasi Affleck u fotografua duke qeshur dhe argëtuar në makinë. Në një moment, ata shfaqen të përqafuar dhe Ben kishte mbështetur kokën pranë fytyrës së saj.
@anonymouslatinaa Oh no Jennifer Garner is spotted in Ben Affleck’s car yesterday by paparazzi and it dont look good for jlo ? #jenniferlopez #jennifergarner #benaffleck #jlo #cheating ? original sound - Selena Gomez
Nejse, qartazi, s’ka asgjë për t’u shqetësuar, përkundrazi, gjërat janë shumë mirë mes tyre.
J.Lo dhe Affleck u martuan për herë të dytë më 20 gusht 2022 në një ceremoni luksoze në shtëpinë e tij në Georgia, ku festuan dashurinë me miqtë dhe familjen.
Nusja kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra dhe vello të gjatë, shumë të gjatëëë. Për të ndihmuar me vellon u angazhuan binjakët e J.Lo, Max dhe Emme, si edhe fëmijët e Ben Affleck, Violet, Seraphina dhe Samuel.
Artikuj të sugjeruar: