Relationships

3 pyetjet që zbulojnë nëse jeni gati të jeni prindër (përpos “A kemi mjaftueshëm para?”)

3 pyetjet që zbulojnë nëse jeni gati të jeni prindër 
Edhe njerëzit më të qëndrueshëm financiarisht ose emocionalisht kanë dilemat e tyre kur vjen puna tek ardhja e një fëmijë. Pyetje të tipit: "Po sikur të mos jem e duhur për t'u bërë prind?; "Po sikur gjithë pasiguritë e mia t'ua kaloj atyre?"; "Dua fëmijë vetëm se jam e shtyrë nga shoqëria apo e dua vërtet?".

Të gjitha këto dilema janë normale dhe po aq e shëndetshme është të ndiheni nervozë para një vendimi siç është ai për të sjellë një vogëlush në jetë. Ajo çfarë duhet të dini është se ndoshta nuk do të ndiheni kurrë gati, por e rëndësishme është të ndjeni se doni ta sillni në jetë atë qenie të re.
Për të kuptuar nëse jeni gati, këto pyetje ju vijnë në ndihmë:

Sa mirë e njohim veten?

Të pasurit fëmijë u shkakton shqetësime prindërve të rinj, që reflektohen sidomos pas ardhjes së bebit. Ky lloj stresi i vë prindërit në rrezik të zhvillojnë çrregullime të shëndetit mendor. Prandaj, është mirë të jeni të vetëdijshëm për pikat e forta dhe dobësitë tuaja fiziologjike, emocionale dhe mendore, para se të vendosni të bëni prindër.

Për të qenë më të qartë: S'është nevoja të jeni perfektë. Thjesht duhet të tregoni pak më shumë kuriozitet për personalitetin tuaj, meritat, të metat, etj. Për të kuptuar ç'lloj stil prindërimi do t'ju shkonte ose jo.
 
Vini re si mënyrën si debatoni, si i përballoni emocionet apo situatat e sikletshme, si është marrëdhënia juaj me gjumin, me shpenzimet dhe analizoni sesa të qarta i keni limitet tuaja personale.

A jemi gati për pak rrëmujë në jetën tonë?

Nëse ju si prindër prisni perfeksionizëm, atëherë mendohuni sërish sepse me shumë gjasa do ta prisni këtë edhe nga fëmija që do të sillni në jetë. Lajmi i keq është se sipas studimeve, perfeksionistët janë përgjithësisht njerëz gjithmonë të pakënaqur dhe më të prirur ndaj depresionit, ankthit apo problemeve të tjera psikologjike, si dhe njerëz që kërkojnë shumë prej fëmijëve dhe i vendosin në një stres të vazhdueshëm.

Cili është pikëpamja jonë për jetën?

Eshtë shumë natyrale të ndjeni nevojën për ta përgatitur fëmijën tuaj të përballet me "botën reale". Kjo në të cilën jetojmë ne s'është vetëm me ylberë dhe ngjyra të bukura, prandaj në një moment atyre do t'i duhet të përballen me egërsinë e saj.

Gjithsesi, kthehuni te pikëpamja juaj dhe besimet që keni. Nëse vazhdimisht e shihni si vend të errët, duhet fillimisht të punoni me veten. Përpiquni të kuptoni origjinën e këtyre mendimeve negative dhe reflektoni. Pasi ta keni bërë jeni gati të bëni dhe të mbroni fëmijën tuaj gjatë rritjes.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

The 3 questions that reveal if you're ready to be a parent (besides "Do we have enough money?")

3 pyetjet që zbulojnë nëse jeni gati të jeni prindër 
Even the most financially or emotionally stable people have their dilemmas when it comes to the arrival of a child. Questions like: "What if I'm not right to be a parent?; "What if I pass all my insecurities onto them?"; "Do I want children just because I'm pushed by society or do I really want them? ".

All these dilemmas are normal and it is equally healthy to feel nervous before a decision such as bringing a baby into life. What you need to know is that you will probably never feel ready, but the important thing is to feel that you want to bring that new being into being.
To find out if you are ready, these questions will help you:

How well do we know ourselves?

Having children causes concerns for new parents, which are reflected especially after the arrival of the baby. This type of stress puts parents at risk of developing mental health disorders. Therefore, it is good to be aware of your physiological, emotional and mental strengths and weaknesses before you decide to become a parent.

To be clear: You don't have to be perfect. You just need to show a little more curiosity about your personality, strengths, weaknesses, etc. To understand what kind of parenting style would suit you or not.
 
Notice how you argue, how you cope with emotions or awkward situations, how your relationship is with sleep, with expenses, and analyze how clear your personal limits are.

Are we ready for some chaos in our lives?

If you as parents expect perfectionism, then think again because you will most likely expect this from the child you will bring into life. The bad news is that according to studies, perfectionists are generally unhappy people and more prone to depression, anxiety or other psychological problems, as well as people who demand too much from children and put them in constant stress.

What is our view of life?

It is very natural to feel the need to prepare your child to face the "real world". What we live in is not all about rainbows and pretty colors, so at some point they will have to face its ferocity.

Anyway, back to your point of view and the beliefs you have. If you constantly see it as a dark place, you need to work on yourself first. Try to understand the origin of these negative thoughts and reflect. Once you've done that you're ready to make and protect your growing baby.

Suggested articles: