Russell Brand, aktori i “Get Him to the Greek” dhe ish-bashkëshorti i Katy Perry, është akuzuar për sulm seksual, abuzim dhe përdhunimin e 4 grave.
Një prej grave që akuzoi aktorin, me pseudonimin Nadia, rrëfeu historinë e saj në Sunday Times dhe tha se ai e përdhunoi duke e mbështetur te një mur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit 2012.
“Ai është shumë i gjatë se unë dhe s’munda të lëvizja”, u shpreh gruaja dhe tregoi se disa herë i bëri thirrje të ndalonte.
Përdhunimi ndodhi 5 muaj pasi Russell finalizoi divorcin me Katy Perry-n.
Përpos Nadia-s, edhe tre gra të tjera e akuzuan aktorin për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional, në periudhën kohore 2006-2013.
Një tjetër grua, nën pseudonimin Alice, tha se ai e abuzonte emocionalisht dhe e kontrollonte. Alice dhe Russell ishin të lidhur për tre muaj kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe rrëfeu se në një episo, ai abuzoi seksualisht, duke e “shtyrë penisin e tij në fytin e saj”.
Gratë anonime treguan me detaje historitë dhe përvojat e tyre. Njëra prej akuzueseve tha: “Ai më kapi dhe më hodhi në shtrat. Isha e veshur dhe ai ishte lakuriq. Më mbajti të mbërthyer në mënyrë agresive dhe tentoi të bënte seks me mua”.
Sa i përket Brand, ai mohoi akuzat në mënyrë kategorike në një video të publikuar në Instagram.