Dietologe

Dietologia zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë me ushqimin e fëmijëve të saj

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2023

Dietologia zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë me ushqimin e

Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të rriten sa më të lumtur dhe të shëndetshëm. Por, duke u fokusuar shumë te pesha ose kaloritë, disa prindër krijojnë pa dashje skenën që fëmijët të zhvillojnë një marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqimin, kjo sipas Ayat Sleymann, një dietologe dhe nënë e dy fëmijëve që ka folur për Today.

Dietologia, e cila në Instagram dhe TikTok quhet Ayat Sleymann (momnutritionist) jep shpesh këshilla të vlefshme për nënat sesi të humbin peshë, por i udhëzon njëherësh edhe drejt rregullave për një dietë të pasur ushqimore për fëmijët.

Në një video të fundit me më shumë se 397,000 shikime në TikTok, ajo ndau virtualisht pesë gjërat që si nënë, por edhe si dietologe nuk i bën kurrë me ushqimin e fëmijëve të saj.

Dietologia zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë me ushqimin e

Nuk i vendos kurrë fëmijët në dieta

Në vend që të fokusohet tek pesha, Sleymann inkurajon fëmijët që të angazhohen në zakone të shëndetshme jetese. “Më shumë lojëra, më shumë fruta dhe perime, gjumë i mjaftueshëm, kufizimi i kohës para ekranit, ujë në vend të lëngjeve duke u fokusuar më shumë në zakonet e mira sesa në numërimin e kalorive,” shpjegon ajo.

Nuk ka turp për veten apo fëmijët e saj

“Fëmijët shohin çdo veprim të prindërve të tyre dhe ata modelojnë atë që bëjnë dhe thonë prindërit, veçanërisht marrëdhëniet nënë e bijë,” thotë Sleymann. "Kur flisni me respekt për trupin tuaj, ata do të bëjnë të njëjtën gjë".

Nuk i detyron kurrë fëmijët të mbarojnë ushqimin

Dietologia u bën një gjë të qartë prindërve: "Detyra jonë si prindër është të ofrojmë ushqim gjatë gjithë ditës në formën e vakteve, me një shumëllojshmëri produktesh. Por, nëse po i detyroni fëmijët të mbarojnë ushqimin në pjatë edhe pse nuk janë më të uritur, ju jeni duke diktuar sjellje në trupin e tyre,” thotë Sleymann.

Dietologia zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë me ushqimin e

Nuk i kategorizon ushqimet si "të mira" apo të këqija”

Qëndroni larg kategorizimit të ushqimeve, sepse kjo mund të krijojë një hierarki në mendjen e një fëmije. Të quash një ushqim "të keq" ose "të pashëndetshëm" nuk është një qasje e mirë për fëmijët. Në vend të kësaj, fokusohuni në lëndët ushqyese, si proteinat që japin forcë apo karbohidratet që ofrojnë energji.

Dietologia zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë me ushqimin e

Nuk i numëron kurrë kaloritë në ushqim

Fëmijët kanë nevojë për sasi të ndryshme ushqimi në faza të ndryshme të jetës së tyre. Pra, nuk ka nevojë të numërohen kaloritë, cilëson dietologia. “Fiksimi i prindërve në këto shifra mund të bëjë që një fëmijë të bëjë të njëjtën gjë kur të rritet,” përfundon ajo.

Burimi: Today