Le ta pranojmë që telefonat janë bërë pjesë e pandarë e jetës dhe përditshmërisë sonë. Shkëmbejmë mesazhe me të afërmit e miqtë, lexojmë lajmet për të cilat jemi të interesuar, argëtohemi në rrjete sociale me foto e video, pra telefonat janë shoqëruesit tanë dixhitalë të pazëvendësueshëm. Sipas një raporti nga Statista, njerëzit kanë shkarkuar gjithsej 255 miliardë aplikacione nga celulari në vitin 2022 dhe kjo është një rritje prej gati 80% e krahasuar me vitin 2016.
Por, a është e rëndësishme që ne të marrin njoftime për çdo gjë të re që qarkullon në internet? Një aplikacion blerjesh që nxjerr koleksionin e ri apo kur një YouTuber ngarkon një video të re?
Një studim i vitit 2023 tregon se lodhja në internet është një arsye kryesore që shumë prej nesh ndihen të frustruar ndaj pajisjeve elektronike.
Në vend që të bllokojmë njoftimet, sipas psikologëve ne duhet të gjejmë një qasje më të ekuilibruar ndaj botës dixhitale.
Vendosni barriera mes vetes dhe telefonit
Duket vendosur një pengesë fizike midis jush dhe pajisjes elektronike, ju ushtroni vetëkontroll dhe jeni të vetëdijshëm se kur dhe pse kontrolloni njoftimet tuaja. Vendoseni telefonin me ekran poshtë ose në xhep. Përdorni një orë inteligjente që mund ta konfiguroni që të lejojë vetëm disa aplikacione t'ju njoftojnë. Më pas mund ta lini telefonin në heshtje për aq kohë sa të dëshironi, duke e ditur se nuk ju mungojnë informacionet thelbësore.
Përdorni fuqinë e përforcimit pozitiv
Në vend që ta perceptoni menaxhimin e njoftimeve si një detyrë të lodhshme, trajtojeni atë si një sfidë personale. Ideja është të stërvitni trurin tuaj për të lidhur kufizimin e kohës para ekranit me një rezultat pozitiv.
Filloni duke i kategorizuar aplikacionet në "thelbësore" dhe "jo thelbësore". Aplikacionet thelbësore mund të përfshijnë ato që lidhen me punën, telefonatat me familjarët ose mesazheve me tekst. Ato jo thelbësore mund të jenë lojërat, argëtimi ose mediat sociale. Me kalimin e kohës, ky reagimi pozitiv përforcon sjelljen, duke e bërë më të lehtë menaxhimin e kohës dixhitale.
Përfundimi?
Në një epokë të ngopur me njoftime dixhitale, menaxhimi i tyre është thelbësor për ruajtjen e mirëqenies mendore. Duke përdorur teknika të thjeshta psikologjike, ne mund të krijojmë një marrëdhënie më të shëndetshme me pajisjet elektronike.
Burimi: Forbes