Fero po e shpreh në qindra mënyra se i është përkushtuar me mish e shpirt fesë islame. Ai hoqi dorë nga muzika, u shpreh publikisht se ka reflektuar, u kërkoi ndjesë njerëzve që ka mërzitur në jetën e tij, tha se e do gruan e tij shumë më tepër se më parë dhe rishtazi, thotë se ka një emër të ri: Khattab.
Përmes një postimi në Instastory, Fero ka prezantuar emrin e ri. “Khattab është emri im i ri” u shpreh Fero.
Kuptimi i emrit “Khattab” është orator, folës dhe është një emër me origjinë muslimane.
View this post on Instagram
Fero ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe jo vetëm me veprimet e fundit. Ai u arrestua disa javë më parë me akuzën e dhunës ndaj bashkëshortes, Arbenita. Pas lirimit nga paraburgimi, Fero dhe Arbenita reaguan ndaj situatës në llogaritë e tyre në Instagram dhe më pas, për çudinë e të gjithëve u panë së bashku në Gjilan.
Është ende e paqartë nëse dyshja është rikthyer prapë, pavarësisht dyshimeve të njerëzve.
Ata janë prindër të një vajze, Nina.