Showbiz

Visjan Ukcenaj tregon për momentin më të vështirë: 'Nuk kemi dalë nga shtëpia për javë me radhë'

Visjan Ukcenaj tregon për momentin më të vështirë:

Aktori Visjan Ukcenaj tregoi me detaje për një nga momentet më të vështira në jetë, kur bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe gjendja e tyre ekonomike po haste shumë vështirësi.

Në një intervistë për botimin e muajit shtator të Revista Bordo, aktori rrëfeu se “periudha më e vështirë e jetës time, sa i përket anës financiare, është viti 2018 kur ne patëm një tranzicion pasi u shkëputëm nga Vizion Plus në Tv Klan.”

“Duke qenë se ishim në pritje të djalit, sapo kishim marrë një shtëpi më të madhe dhe ajo ka qenë në kuptimin e vërtetë të fjalës periudha kur mbetëm pa ‘kokërr leku në xhep’. Bashkë me Jonën, e cila ishte shtatzënë, kërkonim nëpër xhepa pantallonash nëse ka mbetur ndonjë lekë. Ajo ka qenë vera më e vështirë në jetën time dhe e vetmja që ne nuk kemi bërë asnjë ditë plazh nga mungesa e parave. Nuk kemi dalë fare nga shtëpia për disa javë me radhë. Natyra ime sedërlie nuk më linte të kërkoja ndihmë apo hua as nga familja ime,” tha ai.

“Si me magji, kur lindi im bir në shtator, çdo gjë nisi të ndryshojë me rrogat dhe me të ardhurat tona në familje. Ardhja e Divinit në jetën tonë, përpos mbushjes shpirtërore, solli si me magji begatinë që na kishte munguar aq shumë së fundmi,” shtoi aktori.

Pas përfundimit të “Klanifornia”, Ukcenaj la të nënkuptuar gjatë një interviste për “Pushime on top” se do të jetë pjesë e programit të humorit në Top Channel, “Portokalli”.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Actor Visjan Ukcenaj tells about the most difficult moment in his life

Visjan Ukcenaj tregon për momentin më të vështirë:

Actor Visjan Ukcenaj told in detail about one of the most difficult moments in his life, when his wife was pregnant and their economic situation was facing many difficulties.

In an interview for the September edition of Revista Bordo, the actor confessed that "the most difficult period of my life, in terms of the financial side, is the year 2018 when we had a transition after being separated from Vizion Plus to Tv Klan."

"As we were expecting a son, we had just got a bigger house and it was literally the period when we were left with no 'money in our pocket'. Together with Jona, who was pregnant, we looked in the pockets of our pants to see if there was any money left. That was the hardest summer of my life and the only one where we didn't have a beach day due to lack of money. We haven't left the house at all for several weeks. My humble nature did not allow me to ask for help or loans even from my family,” he said.

"As if by magic, when my son was born in September, everything started to change with our salaries and income in the family. The arrival of Divini in our life, besides spiritual filling, brought as if by magic the prosperity that we had been missing so much recently," added the actor.

After the end of "Klanifornia", Ukcenaj hinted during an interview for "Holidays on Top" that he will be part of the humor program on Top Channel, "Portokalli".