Receta te Shendetshme

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë shumë

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2023

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Kush tha që vjeshta nuk ofron larmi ngjyrash dhe shijesh në tryezë? Nëse vera është plot me agrume dhe fruta, edhe stina e re vjen me po kaq bollëk produktesh në recetat tuaja.

Le të fokusohemi tek sallatat e ndryshme dhe disa ide të shpejta për realizimin e tyre. Prodhimet e vjeshtës nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të mbushura me lëndë ushqyese. Mollët janë të pasura me fibra dhe vitaminë C, dardhat me fibra dhe vitaminë C, lakrat janë një tjetër perime vjeshte që mund ta shtoni në gatimet tuaja.

Receta të sallatave të vjeshtës janë një mënyrë e shkëlqyer për të përfshirë prodhimet e stinës në dietën tuaj. Me një shumëllojshmëri shijesh ato do t’i japin ngjyra dhe plot vlera ushqyese çdo recete tuajën:

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me mollë dhe djathë çedar të karamelizuar

Kjo sallatë ka mollë, të cilat janë përmbajnë fibra dhe vitaminë C, si edhe djathë çedar, i cili shton një kontrast të kripur në ëmbëlsinë e mollëve. Sallata mbushet me salcë mustardë dhe mjaltë dhe ka super shije.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me kunguj të pjekur me gjalpë

Baza e kësaj recete janë kungujt e pjekur me gjalpë të pasur me vitaminë A dhe kalium. Gjithashtu, pjata pasurohet me lakra, proshutë dhe djathë të mykur.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me dardhë dhe arra

Dardhat të pasura me fibra dhe vitaminë C, si dhe rukola, një burim i mirë i vitaminës K janë baza e sallatës, e cila mbushet me arra si një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me pulë dhe mustardë

Fileto pule e pjekur me miell misri, lakrat që janë burim fibrash dhe vitaminash dhe pak mustardë për një super sallatë.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me lakër

Sallata përmban lakrë dhe kokrra shege, të cilat shtojnë një ngjyrë të këndshme në pjatë dhe janë burim i mirë i antioksidantëve.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me rukola dhe mollë

Mollë, salcë mustardë, rukola dhe speca, kjo sallatë është e përkryer për një drekë tipike vjeshte.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë vjeshte me salcë limoni

Kjo sallatë është plot me perime shumëngjyrëshe, duke përfshirë karota, panxhar dhe patate të ëmbël. Receta pasurohet me një super salcë limoni që shton dozat e shijes në të.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me quinoa

Kjo sallatë ka si bazë quinoa-n, një produkt plot proteina dhe fibra, kungull i pjekur me gjalpë, si edhe boronica të thata.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë kale, mjaltë i karamelizuar dhe djathë dhie

Kjo sallatë përmban lakër jeshile, e cila është e pasur me vitamina A, C dhe K, kopër, e cila është një burim i mirë fibrash. Pa harruar mollët dhe djathin e dhisë.

10 receta sallatash për vjeshtën që do t’ju shijojnë

Sallatë me mollë

Mollët e pasura me fibra dhe vitaminë C janë baza e kësaj sallate. Në të shtohet gjithashtu patate e ëmbël e pjekur, proshutë krokante dhe djathë dhie.