Flokët

Deri sot i paskemi krehur flokët gabim: Ja mënyra e duhur

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2023

Deri sot i paskemi krehur flokët gabim: Ja mënyra e duhur

Po sikur t'ju themi se mënyra se si i keni krehur flokët është e gabuar? Mund të duket si një absurd në këto momente, deri sa Natasha Nasta, një parukiere e njohur e disa salloneve të bukurisë zbuloi disa të vërteta për “Glamour”.

Instinkti ynë i parë është kalimi i krehrit nga skalpi tek skajet e fundit të flokëve, një teknikë që mund të çojë në rënie dhe thyerje të flokëve.

"Kur kriheni, qëllimi është të shmangni presionin e tepërt në lëkurën e kokës," thotë Nasta. “Gjithmonë shoh njerëz që fillojnë të krihen nga skalpi i kokës, një praktikë që mund të ushtrojë presion të panevojshëm mbi flokët e nyjëzuar. Filloni krehjen nga mesi i flokëve deri në skaje dhe më pas lëvizni drejt skalpit. kjo teknikë minimizon dëmtimin e flokëve”.

Natasha Nasta ndan edhe disa metoda të tjera kujdesi për flokët, nëse doni të shmangni rënien dhe dobësimin e tyre:

Përdorni një produkt përpara se t’i krihni:

Krehja e ashpër e flokëve mund të çojë në thyerje dhe rënie të tyre. Për rezultate më të mira, aplikoni një serum, vaj flokësh ose balsam para krehjes.

Deri sot i paskemi krehur flokët gabim: Ja mënyra e duhur

Zgjidhni krehrin e duhur

Përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë për të krehur butësisht flokët duke shmangur forcën e tepërt dhe për parandaluar rënien e tyre.

Deri sot i paskemi krehur flokët gabim: Ja mënyra e duhur

Krihni flokët e lagur me kujdes

Flokët e lagur janë të brishtë, ndaj thajini me peshqir përpara se t’i krihni me një krehër më dhëmbëza të gjera.

Krihni me kujdes pjesën e pasme të kokës

Aplikoni vaj në lëkurën e kokës dhe flokët gjatë natës dhe lajini ditën tjetër. Lënia e vajit gjatë natës ndihmon në zbutjen e flokëve në mënyrë natyrale. Më pas, kaloni krehrin me kujdes në pjesën e pasme të kokës.