Vjen një moment që përtej modës në prag të sezonit të ri, mendojmë edhe për prakticitetin në çdo hap që hedhim.
Çizmet prej gome do të jenë kryefjala e stilit për vjeshtë/dimër 2023. Loja e bukur me ngjyrat, nga nuanca vjollcë tek e zeza dhe modelet njëngjyrëshe duhet të jenë pjesë e gardërobës suaj. Keni fiksim gjatësinë e tyre? Zgjedhja mbetet e juaja nëse i doni deri tek kyçi i këmbës apo të gjata deri tek gjuri, me gomë platformë apo të sheshtë, rehatia do t’ju shoqërojë kudo.
Çizmet prej gome janë lehtësisht të kombinueshme me çdo veshje tuajën. Doni një fustan të gjatë mëndafshi, një xhaketë lëkurë për një stil prej rrokereje plot glam. Një pallto të gjatë apo çizme me një palë geta me ngjyra poshtë...
Vendosni gishtin mbi modelin që ju përshtatet më shumë.
Më poshtë gjeni 5+ modelet e çizmeve gomë që duhet të shtoni në zgjedhjet e stilit për muajt e ardhshëm të vitit.
Burimi: Marie Claire