Jemi mësuar shpesh që këshillat më të mira t’i presim nga partneri, familjarët apo shoqëria e ngushtë, por kur vjen puna tek zodiaku ka disa shenja që bëjnë përjashtim nga rregulli.
Këshillat rrjedhin nga përvojat e tyre dhe ka disa syresh që dinë si t’ju ngushëllojnë kur jeni të mërzitur dhe ka të tjerë që ju thonë të vërtetat e ashpra atëherë kur duhet t’i dini.
Ja renditja e shenjave të zodiakut që dinë të japin këshillat më të mira:
Virgjëresha
Kush e drejton botën? Të lindurit e kësaj shenje dinë si t’i lëvizin “telat” fshehurazi mbrapa skenës. Merrni këshilla nga individët që i përkasin kësaj shenje sepse dinë të japin mendimet më të mira përpara se të shkëlqejnë.
Bricjapi
Nëse dëshironi një shpatull për t'u mbështetur, kërkoni diku tjetër sepse nuk do ta gjeni këtu. Në kohë krize, Bricjapët janë në gjendje të shkëputen me mjeshtëri nga emocionet dhe të zgjidhin problemet me shumë devotshmëri.
Peshqit
Nëse jeni duke kërkuar për një vesh që t’ju dëgjojë dhe jo një leksion mbi praktikat më të mira për të drejtuar jetën, telefononi Peshqit. Të mbushur me ndjeshmëri dhe me një zemër të madhe, ata do t'ju japin një hapësirë të sigurt për t’u rrëfyer.
Ujori
Ashtu si Bricjapi, shpirti i mendimit të lirë të një Ujori është në gjendje të zvogëlojë çdo problem dhe t'ju bëjë të shkëlqeni në një festë, pasi keni kaluar një moment krize.
Akrepi
Në ditët tuaja më të vështira, një Akrep mund t'ju japë hapësirën e sigurt që ju nevojitet për të shfryrë problemet dhe për t'u ndjerë përsëri mirë. Të lindurit e kësaj shenje janë mbretëresha e planit të hakmarrjes, ndaj kushdo që ju ka shkaktuar ndonjë problem bën mirë të flejë më sy hapur.
Peshorja
Nuk ka asgjë që mund ta nervozojë një Peshore aq sa nocioni i padrejtësisë që i bëhet dikujt që nuk mund të luftojë. Kërkojini atyre këshilla të ndershme dhe objektive, edhe nëse ndonjëherë është e vështirë të dëgjosh.
Dashi
Ideja e këshillave të mira nga një Dash është që t'ju dëgjojë me qetësi dhe më pas të veshë armaturën e betejës dhe gati për të bërë luftrat tuaja.
Demi
I durueshëm, i sjellshëm dhe i dhembshur, një Dem mund të mos dijë se si t'i zgjidhë të këqijat e botës, por biseda e tyre është një zonë e ngrohtë dhe pa gjykim.
Binjakët
Personaliteti i tyre i dyfishtë bën që ju kurrë mos ta dini se çfarë do të merrni nga një Binjak. Një ditë, ata do të fshijnë lotët tuaj dhe një ditë tjetër do i shihni t’ju flasin ashpër për të kapërcyer sprovat e jetës.
Gaforrja
Zemra juaj mund të jetë e lënduar, por një Gaforre është ajo që rrjedh gjak...Me një shpirt edukues, prirja e tyre e sinqertë dhe e dashur nuk ka asgjë tjetër përveç interesave të mira në zemër. Kjo i bën ata shpesh tepër mbrojtës.
Shigjetari
Sot është këtu me ju, nesër ikën. Një Shigjetar ka horizontet dhe botëkuptimin e zgjeruar për të dhënë këshillat më të mira për të rregulluar jetën, por do jetë fat për ju nëse i bëni ata të qëndrojnë aty me ju kur keni vërtet nevojë për të.
Luani
Një Luan ka 99 probleme, por të dëgjojë të tuajat nuk është një. Nëse kërkoni këshilla në një situatë vendimtare nga një Luan, kjo mund të kthehet në një goditje pas goditjeje. Luanët besojnë se bota ka shumë për të mësuar nga shembulli i tyre i shkëlqyer, ndaj të lindurit e kësaj shenje dinë të jenë gjithmonë aty për ju.