Uthull molle, mjaltë, vaji i kokosit dhe lista vazhdon...Tani, është radha e sodës së bukës.
Çfarë u bën soda e bukës flokëve?
Njësoj siç vepron edhe në sektorë të tjerë, soda e bukës sipas parukierëve përdoret për një pastrim të thellë tek flokët. “Soda e bukës ndihmon në heqjen e papastërtive të tepërta në flokë, por ndikon keq në ushqyerjen apo shkëlqimin e tyre," thotë stilisti i flokëve Steven Picciano për “Real Simple”. Si e bën saktësisht? Soda e bukës ka në thelb kristale të vogla me skaje të mprehta që mund të veprojnë në kutikulën (shtresën më të jashtme) e flokëve duke i copëtuar ato apo duke u zbehur shkëlqimin.
Soda e bukës i than flokët, si fijet ashtu edhe skalpin: “Flokët kanë një pH natyral prej 4,5-5,5, ndërsa skalpi i kokës është rreth 5,5. Soda e bukës ka një aciditet të lartë, rreth 8, gjë që i bën flokët më të thatë dhe të brishtë,” shpjegon parukierja Sonna Brado.
A ka ndonjë lloj flokësh për të cilin është i mirë?
Sipas ekspertëve, askush nuk duhet ta përdorë sodën e bukës rregullisht. Të vetmit njerëz që duhet ta mendojnë për përdorim herë pas here janë ata që kanë flokë shumë të yndyrshëm. Ju mund të bëni një pastë të përbërë nga uji dhe pak sodë buke dhe ta aplikoni atë në flokë. Lëreni për vetëm disa minuta para se ta shpëlani tërësisht dhe prisni për rezultatin.
Çfarë duhet të përdorni në vend të sodës së bukës?
Të dy parukierët Brado dhe Picciano thonë se nëse po mendoni të përdorni sodë buke për pastrimin e thellë të flokëve, në vend të saj mendoni për një shampoo me veti pastruese.